Aktualitet

Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën këmbësorja

Një këmbësore rreth moshës 35-40 vjeçë është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e sotme.
Featured image of article: Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën këmbësorja Foto Ilustruese

TIRANË– Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme teksa një këmbësore ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës dhe sipas informacionit paraprak nga policia, mjeti me drejtues shtetasin D. B., ka aksidentuar për vdekje një këmbësore ende të paidentifikuar, rreth moshës 35-40 vjeçe.

Tiranë/Informacion paraprak

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rreth orës ‪19:40 në autostradën “Tiranë-Durrës”, mjeti me drejtues shtetasin D. B., ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend një këmbësore ende të paidentifikuar, të moshës rreth 35-40 vjeçe. Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshëme hetimore dhe proceduriale.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment