Aktualitet

Aksidenti në Sarandë, drejtuesi i motoçikletës transportohet me helikopter në Tiranë 

I plagosuri po transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë një mjekim më të specializuar, për shkak se ka marrë një goditje në kokë.
Featured image of article: Aksidenti në Sarandë, drejtuesi i motoçikletës transportohet me helikopter në Tiranë  Foto Ilustruese

SARANDË- Drejtuesi i motoçikletës, i cili u përplas me një makinë pasditën e sotme Sarandë është transportuar me urgjencë në Tiranë me helikopter. Në një video të publikuar nga “Balkan Web”, shihet helikopteri që po niset nga spitali i Sarandës për në Tiranë.

I plagosuri po transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë një mjekim më të specializuar, për shkak se ka marrë një goditje në kokë. Nga aksidenti mbeti i lënduar edhe drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spitalin e Sarandës. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aksidenti ndodhi në lagjen numër 3 të Sarandës, pasditën e sotme, ku një makinë dhe një motoçiklet u përplasën me njëra-tjetrën.  

(I.A/dosja.al)

Shto Koment