Aktualitet

Aksident i trefishtë në Fushë-Krujë, shoferi humb kontrollin e makinës dhe merr para dy të tjerat, raportohet për të lënduar

Tre makina janë përfshirë në aksident në aksin Fushë-Krujë-Kamëz. Njëri prej shoferëve ka humbur kontrollin e makinës dhe ka goditur dy të tjerat. Raportohet për dy të lënduar.
Featured image of article: Aksident i trefishtë në Fushë-Krujë, shoferi humb kontrollin e makinës dhe merr para dy të tjerat, raportohet për të lënduar Foto iluistruese

FUSHË-KRUJË-Një aksident i trefishtë është regjistruar gjatë ditës së sotme në aksin Fushë-Krujë-Kamëz. Si pasojë e përplasjes së 3 makinave, dy persona kanë mbetur të lënduar. Ndërkohë shoferi i tretë nuk ka pësuar plagë.

Sipas policisë, shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit të një prej drejtuesve të mjeteve. Ky i fundit më pas ka goditur dy makinat e tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për fat të mirë, të dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

(g.sh./dosja.al)

  • 15:40

     

     

     

Shto Koment