Aktualitet

Aksident i shumëfishtë në Durrës, dëshmitari: Njerëzit qajnë dhe kërkojnë ambulancën

Një aksident i shumëfishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës, nuk dihet nëse ka të lënduar.
Featured image of article: Aksident i shumëfishtë në Durrës, dëshmitari: Njerëzit qajnë dhe kërkojnë ambulancën Aksidenti në Durrës

DURRËS- Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës. Mësohet se në aksident janë përfshirë disa automjete, të cilët kanë marrë dëmtime të rënda. Një dëshmitar ka thënë për JOQ Albania, se ambulanca nuk ka ardhur ende, ndërsa nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga aksidenti.

Mesazhi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aksident i rende ne unaze te durresit. Sapo ndodhi. Ambulanca akoma ska ardh. Njerzit qajn edhe kerkojn per ambulancen. Shum makina te perfshira. Se dim fare po kishte shum makina te prishme. Edhe shum njerz tu qajt. Ngjohet edhe ne video.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment