Aktualitet

Aksident në Fushë-Krujë, drejtuesi i motorit në gjendje të rëndë, shoqërohet shoferi i makinës

Një motor dhe një makinë u përplasën pasditen e sotme në Fushë-Krujë. Si pasojë e aksidentit u lëndua rëndë drejtuesi i motorit.
Featured image of article: Aksident në Fushë-Krujë, drejtuesi i motorit në gjendje të rëndë, shoqërohet shoferi i makinës Foto ilustruese
Përditësuar:

FUSHË-KRUJË- Një aksident automobilistik është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Fushë-Krujë-Durrës. Mësohet se një makinë tip “Golf” është përplasur me motor në hyrje të Fushë-Krujës

Drejtuesi i motorit është transportuar me urgjencë drejt Tiranës dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Drejtuesi i “Golfit” ndërkohë është shoqëruar nga policia.

Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e lartë e makinës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(g.sh./dosja.al)

 

Shto Koment