
TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Orikum-Llogara. Sipas një njoftimi nga Policia, bëhet me dije se një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Po ashtu bëhet me dije se ka ndërruar jetë një 65-vjeçar i identifikuar si Hasan Kalaj. Ndërkohë në vendin e ngjarjes grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 12:10, në Orikum, në aksin rrugor kryesor si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga automjeti tip Ford dhe ka rënë në një kanal. Si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit shtetasi H. K., 65 vjeç, banues në Orikum, i cili ka ndërruar jetë në vend. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftojnë blutë e Vlorës.
Më herët, sot paraditë ka ndodhur një aksident tjetër në aksin rrugor Lushnje-Fier, ku e plagosur ka mbetur një 23-vjeçare.
(A.B. Dosja.al)