
TIRANË– Një aksident ka ndodhur pranë QSUT-së, ku një automjet është përplasur me një motorçikletë.
Mësohet se i plagosur ka mbetur drejtuesi i motoçikletës, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të aksidentit.
(k.m/dosja.al)