Aktualitet

Aksident i rëndë në Rrogozhinë, drejtuesi i motorit përplaset për vdekje nga makina

Drejtuesi i një motori ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një makinë. Mësohet se viktima është një 50-vjeçar.
Featured image of article: Aksident i rëndë në Rrogozhinë, drejtuesi i motorit përplaset për vdekje nga makina Foto ilustruese

RROGOZHINË -Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar ditën e sotme në aksin Rrogozhinë-Peqin. Si pasojë e përplasjes nga makina, ka humbur jetën drejtuesi i një motori.

Mësohet se viktima është 50-vjeç. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(g.sh./dosja.al)

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

 

 

Shto Koment