Aktualitet

E rëndë në Mirditë! Ziheshin prej një viti, 60-vjeçari përplas qëllimisht me makinë bashkëfshatarin, e lë të vdekur në vend

Dyshja konfliktoheshin prej një viti, pas një pune që kishin bërë bashkë në një ndërmarrje, por sherri arriti kulmin mesditën e sotme. pas konfliktit verbal dhe fizik, Gega mori makinën e tij, të llojit “Benz” dhe e përplasi qëllimisht Gjetën.
Featured image of article: E rëndë në Mirditë! Ziheshin prej një viti, 60-vjeçari përplas qëllimisht me makinë bashkëfshatarin, e lë të vdekur në vend Foto ilustruese
Përditësuar:

MIRDITË– Një 68-vjeçar, i identifikuar si Mark Gjeta ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike mesditën e sotme në Mirditë. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bungaj, pasi Gjeta u konfliktua me bashkëfshatarin e tij, të identifikuar si Mhill Gega.

Dyshja konfliktoheshin prej një viti, pas një pune që kishin bërë bashkë në një ndërmarrje, por sherri arriti kulmin mesditën e sotme. pas konfliktit verbal dhe fizik, Gega mori makinën e tij, të llojit “Benz” dhe e përplasi qëllimisht Gjetën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky i fundit vdiq në vend nga plagët e marra. Të dy orotagonistët e kësaj ngjarjeje, ishin shoqëruar shumë herë në polici për konfliktet që kishin, por sot, ngjarja u raportua si aksident nga policia. Tashmë Gega është në pranga dhe do të përballet me drejtësinë pas aksidentit të shkaktuar.

(a.b;f.m/dosja.al)

  • 18:13

    Nuk ishte aksident! 60-vjeçari e përplasi qëllimisht për vdekje Mark Gjetën në Mirditë, kishin konflikte prej një viti pas punës në një ndërmarrje

    Ngjarja e rëndë, e raportuar si një aksident ditën e sotme në Mirditë, nuk është aspak e tillë. Dosja.al ka mësuar se 60-vjeçari Mhill Gega, ka marrë makinën për ta përplasur qëllimisht 68-vjeçarin, Mark Gjeta, pasi kishin konflikte prej një viti. Të dy, kishin punuar në një ndërmarrje dhe sot janë përplasur sërish. Në konflikt e sipër, Gega ka marrë makinën dhe ka përplasur Gjetën, për pasojë, ky i fundit ka mbetur i vdekur në vend.

  • 15:03

    Policia Mirditë/ Informacion paraprak

    Rreth orës 13:00 ,në fshatin Bungaj, Mirditë shtetasi M. G., 60 vjeç, ka goditur me automjetin e tij tip “Benz ” shtetasin M.Gj.,68 vjeç, banues në fshatin Bungaj, Mirditë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.Nga shërbimet e Policisë Mirditë është kapur shtetasi M. G., dhe  shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, bashkë me automjetin për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Shto Koment