Aktualitet

Aksident i rëndë në Londër/ Hidhen në ajër disa metra, momenti kur tre shqiptarët shpëtojnë për mrekulli

VIDEO
Njeri nga të rinjtë është dërguar në spital dhe ka dalë pas 24 orësh, ndërsa tjetri sot i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi ka pësuar frakturë në njërën nga duart.
Featured image of article: Aksident i rëndë në Londër/ Hidhen në ajër disa metra, momenti kur tre shqiptarët shpëtojnë për mrekulli Pamjet nga momenti i aksidentit ne Londër

LONDËR– Tre shqiptarë kanë shpëtuar për mrekulli nga një aksident spektakolar që ka ndodhur në Londër dy ditë më parë.

Pamjet e siguruara nga Abc News tregojnë qartë se tre shqiptarët, njëri nga Shqipëria e mesme, dhe dy të tjerët nga zona e veriut, kanë ndalur makinën e tyre duke biseduar me njëri-tjetrin, ndërsa një mjet i vjen përballë dhe dy të rinjtë hidhen në ajër disa metra.

Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për Abc News, njëri nga tre të rinjtë ja hedh pa asnjë pasojë nga aksidenti ndërsa dy të tjerët me dëme por për fat pa rrezikuar jetën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njeri nga të rinjtë është dërguar në spital dhe ka dalë pas 24 orësh, ndërsa tjetri sot i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi ka pësuar frakturë në njërën nga duart.

Makina e tre të rinjve që u godit nga mjeti tjetër është ndarë në mes si pasojë e goditjes së fortë, ndërsa shoferi që shkaktoi aksidentin e braktisi makinën por pas ndjekjes nga ana e policisë londineze u arrestua pak minuta më vonë.

Ai nuk është shtetas britanik por një emigrant në Angli shtetësia e të cilit nuk bëhet publike.

Marrë nga Abcnews.al

Etiketa:

Shto Koment