Aktualitet

Aksident i rëndë në Krujë/ Përplasen dy makina, dërgohet në spital drejtuesja e njërit prej automjeteve

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke lënë të lënduar një prej drejtuesve.
Featured image of article: Aksident i rëndë në Krujë/ Përplasen dy makina, dërgohet në spital drejtuesja e njërit prej automjeteve Foto ilustruese

KRUJË– Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Krujë. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke lënë të lënduar një prej drejtuesve. Policia raporton se gruaja me inicialet S.L, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa në komisariat është shoqëruar drejtuesi i mjetit tjetër.

NJOFTIMI I POLICISË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 15.09.2021, në orën 11:25, në Krujë, një mjet me drejtuese shtetasen S. L., është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin B. Z. Si pasojë e përplasjes është lënduar shtetasja S. L., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit shtetasi B. Z., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment