Aktualitet

Aksident i rëndë në Itali/ U përplas me kamion në rrugën me ngricë, humb jetën 37-vjeçari shqiptar (Emri)

37-vjeçari shqiptar humbi jetën, si pasojë e përplasjes së dy kamionëve. Filillo ishte në drejtimin e njërit prej mjeteve të tonazhit të rëndë.
Featured image of article: Aksident i rëndë në Itali/ U përplas me kamion në rrugën me ngricë, humb jetën 37-vjeçari shqiptar (Emri) Foto ilustruese

ITALI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Veronës, në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një 37-vjeçar shqiptar.Viktima është identifikuar si Ilir Filolli, baba i 3 fëmijëve.

Sipas raportimit të medieve italiane, 37-vjeçari shqiptar humbi jetën, si pasojë e përplasjes së dy kamionëve. Filillo ishte në drejtimin e njërit prej mjeteve të tonazhit të rëndë, dhe humbi jetën menjëherë. Ndërsa shoferi i kamionit të dytë ka mbetur i plagosur.

Shqiptari Ilir Filolli jetonte dhe punonte prej vitesh në komunën Preganziol. Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie dhe ambulanca. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, ekipet e emergjencës nuk mundën të bënin asgjë për të shpëtuar 37-vjeçarin, për shkak të plagëve të rënda që kishte pësuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë mjegulla dhe ngrica në rrugë. Segmenti rrugor ku ndodhi përplasja e kamionëve u bllokua për disa orë, ndërsa policia drejtoi trafikun në një tjetër aks.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment