Aktualitet

Aksident i rëndë në Gjirokastër/ “Benz-i” me 200 km/h përplaset me një pemë, humb jetën 17-vjeçari (EMRI)

Aksident i rëndë në Gjirokastër, makina përplaset me pemën, humb jetën shoferi 17--vjeçar, Myftar Xhebro.
Featured image of article: Aksident i rëndë në Gjirokastër/ “Benz-i” me 200 km/h përplaset me një pemë, humb jetën 17-vjeçari (EMRI) Myftar Xhebro dhe foto nga aksidenti
Përditësuar:

GJIROKASTER- Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:40 ka  ndodhur një aksident i rëndë në Gjirokastër, në afërsi të ish fabrikës se këpucëve, ku ka humbur jetën një person. Dosja.al mëson se makina tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë, si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i saj, 17-vjeçari Myftar Xhebro.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e mjetit, pasi mësohet se i riu po ecte me 200 km/h. Një tjetër pistë që po hetohet është edhe ajo e daljes nga rruga për shkak të lagështirës së shkaktuar nga reshjet e shiut.

Njoftimi i Policisë:

Në afërsi të ish fabrikës se këpucëve në Gjirokastër, një automjet tip Benz ka dale nga rruga dhe është përplasur në një pemë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për pasojë  ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi M.Xh., 17 vjeç, banues në Gjirokastër (automjeti nuk është në pronësi të këtij shtetasi). Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shpejtësia e lartë dhe drejtimi i mjetit pa një leje-drejtimi për moshën e mitur, duket se nuk i frikëson adoleshentët shqiptarë. Një muaj më parë, në rreth-rrotullimin e Saukut në Tiranë, 16-vjeçari Kristjan Vasili, humbi jetën për shkak të garave të shpejtësisë.

(J.V;F.G/Dosja.al)

Shto Koment