Aktualitet

Aksident i rëndë në Fushë Krujë-Milot, plagosen 3 persona (FOTO)

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se janë përplasur 3 makina me njëra-tjetrën, dy autovetura tip Benz dhe një Audi.
Featured image of article: Aksident i rëndë në Fushë Krujë-Milot, plagosen 3 persona (FOTO) Pamje nga aksidenti

FUSHË KRUJË- Një aksident i rëndë është shënaur sot në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot, ku sipas informacioneve mësohet se janë tre perosna të plagosur. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se janë përplasur 3 makina me njëra-tjetrën, dy autovetura tip Benz dhe një Audi.

Pamje nga aksidenti

Një prej makinave Bend është me taga AA 080 YI dhe tjetri me targa AA 242 KJ, ndërsa Audi me targa AA 381 UH.  Sipas policisë shkak për këtë aksident ka qenë shpejtësia e mdhe më të cilën udhëtonte Audi dhe ka tëntuar që të bëjë një parakalim, por është përlasur me dy makinat e tjera,

Dëshmitarët nga vendi i ngjares bëjnë me dije se 2 persona janë plagosur rëndë, ndërs ai treti është në gjendje më të stabilizuar. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë të plagosur janë dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment