Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier, plagosen rëndë dy shoferë pas përplasjes së makinave të tyre (VD)

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se kanë mbetur të plagosur dy persona, drejtuesit e mjeteve respektiv.

FIER- Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në mbrëmje në afërsi të zonës së njohur si “Fermë” në periferi të fierit. Duy automjetë janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën dhe kanë pësuar dëmtime të mëdha.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se kanë mbetur të plagosur dy persona, drejtuesit e mjeteve respektiv. Njeri automjet vinte nga “Ferma” në drejtim të Fierit dhe tjetri në drejtim të kundër të tij.  Mjetet që janë përfshirë në aksident janë një Benz me targa AA 008 GR dhe një Jeep me targa AA 188 FG.

Dyshimet e para janë që shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e madhe. Dëmet materiale janë te konsiderueshme. Të dyja makinat kanë dalë nga rruga, njëra ka përfunduar përmbys në kanalin anësor.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ndërsa të plagosurit mësohet se janë dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Fierit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment