Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen 3 automjete, humb jetën 43-vjeçarja, plagosen 3 shoferët

VIDEO
Aksident i rëndë në Elbasan, përolasen 3 mjete dhe si pasojë ka humbur jetë një pasagjere. Mësohet se viktia është Gentiana Isaraj.
Featured image of article: Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen 3 automjete, humb jetën 43-vjeçarja, plagosen 3 shoferët Pamje nga aksidenti

Elbasan- Aksident i rëndë në Elbasan. Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Murras janë përplasur tre mjete dhe si pasojë ka humbur jetën 43-vjeçarja, Gentiana Isaraj. Policia bën me dije se mjeti tip ” Skoda”, me drejtues A.I, është përplasur me mjetin tip “Skoda” me drejtues N.H., si dhe me mjetin tip “Benz” me drejtues R.B. Të plagosur kanë ngelur edhe 3 shoferët.

NJOFTIMI I POLICISë:

Elbasan/Informacion paraprak. Në aksin rrugor Elbasan- Peqin,  në fshatin Murras mjeti tip ” Skoda”, me drejtues shtetasin A.I.,rreth 45 vjeç, banues në Kuçovë, Berat është përplasur me mjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin N.H., si dhe me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R.B., banues në Maqedonin e Veriut.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja G.I.,43 vjeçe, banuese në Kuçovë, Berat e cila ishte pasagjere në mjetin tip “Skoda”, si dhe janë plagosur të tre drejtuesit e mjeteve,jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

J.V/Dosja.al

Shto Koment