Aktualitet

Aksident i rëndë në Shkozet të Durrësit/ Makina përplas për vdekje 65-vjeçarin që po lëviste me biçikletë

Nuk dihet ende identiteti i viktimës. Policia për këtë ngjarje ka shoqëruar shoferin e makinës, me iniciale G.M.
Featured image of article: Aksident i rëndë në Shkozet të Durrësit/ Makina përplas për vdekje 65-vjeçarin që po lëviste me biçikletë Foto ilustruese
Përditësuar:

DURRËS- Aksident i rëndë në Shkozet të Durrësit. Mëngjesin e sotëm një makinë tip “Benz” që drejtohej nga shoferi me iniciale G.M, ka përplasur për vdekje një 65-vjeçar që po lëvizte me biçikletë. Nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërkohë në polici është shoqëruar shoferi i makinës.

Informacion paraprak.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 20.09.2020, rreth orës 08:03, në lagjen nr.14, Shkozet, Durrës, shtetasi G.M., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar biçiklistin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. 

J.V/Dosja.al 

Shto Koment