Aktualitet

Aksident në Lushnje/ Makina përplas 3 nxënës teksa po kalonin rrugën, shoqërohet shoferi i mjetit

Makina përplas 3 nxënës në fshatin Allkaj të Lushnjes. Shoqërohet në Polici drejtuesi 33-vjeçar me iniciale R.Ç.
Featured image of article: Aksident në Lushnje/ Makina përplas 3 nxënës teksa po kalonin rrugën, shoqërohet shoferi i mjetit Foto ilustruese
Përditësuar:

Lushnje- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në fshatin Allkaj të Lushnjes, ku një makinë që drejtohej nga 33-vjeçari me inciiale R.Ç ka përplasur 3 nxënës. Mësohet se fëmijët ishin duke kaluar në rrugën në momentin që janë përplasur nga makina. Këta të fundit janë dërguar me urgjencë në spital dhe janë rrezikut për jetën.  Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.

Njoftimi i Policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot rreth orës 08:20, në fshatin Allkaj të Lushnjes, pranë një shkolle të mesme, shtetasi R.Ç, 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka lënduar lehtë  3 nxënëse të kësaj shkolle pa asnjë rrezik për jetën. Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

J.V/Dosja.al

Shto Koment