Sport

Aks i nxehtë në Partizani-Tirana, bardheblutë duan Alban Hoxhën, të kuqtë nisin bisedimet për të bindur mbrojtësin e Tiranës

Në orët e fundit mësohet se zëvendësuesi i mbrojtësit është Erjon Hoxhallari
Featured image of article: Aks i nxehtë në Partizani-Tirana, bardheblutë duan Alban Hoxhën, të kuqtë nisin bisedimet për të bindur mbrojtësin e Tiranës Futbollistët e Partizanit

TIRANË– Tirana prej kohësh është duke kërkuar Alban Hoxhën. Portieri ende nuk ka rinovuar,ndërsa drejtuesit bardheblu janë gati ta joshin gardianin me çdo çmim. Nga ana tjetër drejtuesit e Partizanit, kërkojnë me patjetër një mbrojtës krahu, për të mbushur boshllëkun e lënë nga Lorenc Trashi.

Në orët e fundit mësohet se zëvendësuesi i mbrojtësit është Erjon Hoxhallari. Lojtari i dalë nga akademia e Tiranës, ende nuk ka rinovuar, ndërsa Partizani ka nisur bisedimet për ta bindur mbrojtësin bardheblu që të vishet i kuq. Hoxhallari për shumë arsye mund të rezultojë një lëvizje e volitshme për Partizanin në këtë merkato vere.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment