SPAK pushton Bashkinë e Veliajt, 8 flet-arreste për “5 Drejtorët”, Qato dhe Molla në burg
"Po nuk u arrestua Veliaj nuk ka drejtësi"/ Këlliçi komenton arrestimet në Bashkinë Tiranë: Ju mendoni ai nuk ka...
"Po nuk u arrestua Veliaj nuk ka drejtësi"/ Këlliçi komenton arrestimet në Bashkinë Tiranë: Ju mendoni ai nuk ka...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
DURRËS- Këto ditë janari dallgët e detit në bregdetin e Durrësit janë të qeta. Gjurmët e vetme në rërë janë ato të familjeve që braktisën banesat e shkatërruara nga lëkundjet dhe nuk kanë një vend ku të kthehen. Tërmeti i 26 nëntorit la mijëra familje shqiptare të pastreha. Pas strehimit emergjent të tyre në çadra, hapi i radhës ishte vendosja në hotele. Një zgjidhje e parë afatshkurtër, përballë një problemi që do të zgjasë muaj.
“Nuk është një çështje ditësh apo javësh dhe për pak muaj. Është një histori pak më e gjatë, ku do na duhet shumë vëmendje ndaj këtyre njerëzve, shumë dinjitet në shërbimin ndaj tyre”, deklaronte më parë kryeministri Edi Rama. Hotelet hapën dyert për të pastrehët, duke arritur një marrëveshje me qeverinë, që do t’i kompensonte me një shumë prej 2 mijë lekësh në ditë për çdo person të akomoduar. Ndërkohë faza e dytë parashikon lëvizjen drejt shtëpive me qira, për të cilat shtetit akordoi bonuse në bazë të vlerës mesatare të tregut në zonën ku ndodhej banesa e dëmtuar apo e shembur.
Deri në fund të dhjetorit, të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit në Ministrinë e Financave tregojnë se pagesat për strehimin arrijnë në 175.8 milionë lekë apo rreth 1.4 milionë euro. Shpenzimet ndahen në 132 milionë lekë kundrejt hoteleve dhe 43.8 milionë lekë për bonusin e qirave drejt familjeve. Tashmë një pjesë, kanë nisur të largohen nga hotelet, drejt shtëpive ku do të qëndrojnë deri në rindërtimin e banesave.
“Për momentin në hotel kemi 360 persona, por ky proces është gjatë gjithë kohës në lëvizje. Çdo ditë largohen persona dhe afrohen persona të tjerë nga hotele të tjera më të vogla, të cilat janë duke u mbyllur”, shprehet Arjol Haxhillari, administrator i Hotelit “FAFA Premium.” Por një pjesë e madhe e të strehuarve në hotele kanë vështirësi të mëdha në gjetjen e një banesa. Ato apartamente të mbetura në qarqet më të prekura kanë rritur ndjeshëm çmimin, përtej asaj çka ofron bonusi i qirasë.
“Problemi më i madh që person thonë është se janë rritur çmimet e qirasë dhe që është e vërtetë ndodhet në zonat rurale ose në periferi, ku më përpara ka qenë 10 mijë lekë një shtëpi me qira. Tani që ata kanë marrë vesh për bonusin e qirasë kanë rritur automatikisht çmimet për të përfituar këtë lloj vlere”, shpjegon Florian Tahiri, nënkryetar i Bashkisë së Durrësit. Në bazë të marrëveshjes me autoritetet shtetërore, hotelet mund të strehojnë familjet deri në fund të marsit, përndryshe rrezikojnë përgatitjen në kohë për sezonin veror.
“Afati ynë përfundimtar është data 30 mars, pasi më vonë se kjo datë nuk kemi mundësi që t’i mbajmë pasi na duhet edhe ne një kohë për restaurimin e hotelit, për të bërë lyerje, arredim tjetër apo pastrim gjeneral”, thotë administrator i “FAFA”, Haxhillari.
“Hotelet kryesore rezistuan dhe nuk patën probleme konstruktive dhe fakti që gati 7000 veta u strehuan në këto hotele me 4-5 yje dha një lloj garancie dhe për partnerët ndërkombëtare, që gjatë këtyre ditëve kanë zhvilluar vizita qoftë dhe të fshehta profesionale dhe nuk ka ndonjë efekt të madh. Shpresojmë të mos ketë ndikim në zhvillimin e turizmit”, deklaroi Zak Topuzi, Kryetar i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit.
Krahas personave të akomoduar në hotele, ende mijëra të tjerë qëndrojnë të strehuar në çadra, veçanërisht në zonat rurale. Këta të fundit do të kenë përparësi në programin e Rindërtimit, Për ata që do të kërkojnë të riparojnë apo ndërtojnë vetë nga fillimi shtëpitë e tyre, qeveria do të akordojë grante në bazë të dëmeve. Sipas qeverisë deri në pranverën e vitit të ardhshëm të gjitha familjet e prekura nga tërmeti do të rikthehen në shtëpitë e tyre të reja.
Marrë nga A2 Cnn
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Historia ime”në Tv Klan ka sjellë ditën e sotme historinë e 55-vjeçares, Evanthi Papa. Ajo ka rritur e vetme dhe pas asnjë ndihmë vajzën e s...
SHBA– Çmimi i naftës kanë rënë ndjeshëm gjatë momentit kur presidenti i Amerikës Donald Trump ishte duke mbajtur një fjalim në Shtëpinë e Bardhë pas sulm...
Një nënë 26-vjeçare ka treguar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, marrëdhënien e komplikuar dhe xhelozinë e bashkëshortit të saj. Ajo ka rrëfyer se ...
1000 familje dhe çifte të reja në kryeqytet që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë të re sipas normave të interesave të tregut, do të përfitojnë nga pr...
VLORË- Histori prekëse e vogëlushit nga Vlora. 12-vjeçari Isaelo Xhemali u braktis nga prindërit biologjikë, duke u hedhur në koshin e plehrave që k...
THUMANË– Banorët e Thumanës po vuajnë strehimin në këto ditë të ftohta dimri. Ata kërkojnë një përgjigje nga bashkia sesi do të zgjidhet përfundimisht stre...
TIRANË- Qeveria ka vendosur të liberalizojë tregun e kontrollit teknik të automjeteve, që sot vijon të kryhet ende nga kompania SGS Automotive Albania, pas...
TIRANË- Një 43-vjeçar nga Tepelena ka treguar mesditën e sotme në programin “Historia ime”, në TV Klan dhunën fizike dhe psikologjike të ushtruar va...
Një i ri nga Laçi, i dënuar për dhunë në familje është “harruar” në burgun e Shënkollit, duke bërë 38 ditë më shumë, nga sa ishte dënuar. Shkaku, vendimi...
TIRANË- Drejtori i Aviacionit Civil, Krislen Keri, ka reaguar pas situatës së krijuar me pezullimet e udhëtimeve të kompanisë “Fly Ernest”. Në një reagim p...