KultureKuriozitete

KRAHASIMI/ Zbulohet poezia origjinale, Rama riprodhoi vargjet e Harkins për vdekjen e të ëmës

Dedikimin Rama e nisi me një poezi, e cila ishte huazuar dhe përshtatur në shqip nga poeti David Harkins, edhe pse ky detaj nuk u kuptua.
Featured image of article: KRAHASIMI/ Zbulohet poezia origjinale, Rama riprodhoi vargjet e Harkins për vdekjen e të ëmës Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i preku të gjithë me postimin që bëri për të ëmën një ditë pas vdekjes së saj. Moderatorja Arbana Osmani tha që ky ishte dedikimi më i bukur që kishte lexuar gjithë jetën. Dhe Arbana nuk është e vetme në mendimin e saj…

Por, poezia e sjellë nga Rama ishte huazuar dhe përshtatur në shqip nga poeti David Harkins, edhe pse ky detaj nuk u kuptua.

Kjo pasi, poezia ishte përshtatur në shqip, dhe kreu i qeverisë nuk e kishte cituar autorin e vargjeve. Megjithatë thelbi është i njëjtë, pasi edhe poezia origjinale në gjuhën angleze është pikërisht një dedikim për njeriun e dashur që ka ndërruar jetë, por në gjininë mashkullore. Shumë  do të kishin preferuar që kryeministri të ishte më origjinal kur bëhet fjalë për të ëmën, por ndoshta ka qenë aq e madhe sa nuk ka gjetur dot fjalët…

Versioni i Ramës:

Mund të derdhësh lot pse iku
Ose mund të buzëqeshësh sepse jetoi

Mund të mbyllësh sytë e të lutesh që të kthehet
Ose mund t’i hapësh e të shohësh gjithçka të ka lënë

Zemra jote mund të jetë bosh sepse nuk e sheh dot më
Ose ti mund të jesh plot me dashurinë që ndave me të

Mund t’ia kthesh shpinën të nesërmes dhe jetosh në të djeshmen
Ose mund të jesh i gëzuar me të nesërmen për çka ishte e djeshmja me të

Mund ta kujtosh atë vetëm për ikjen e saj
Ose mund të kujdesesh për kujtimin e saj që ajo të jetojë në të

Mund të qash e të mbyllesh në vete, bosh e me kurriz nga bota
Ose mund të bësh atë që nëna do të donte: Të hapësh sytë, të qeshësh, të duash dhe të ecësh përpara

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më poshtë origjinali i poezise nga David Harkins:

He is gone

You can shed tears that he is gone
Or you can smile because he has lived

You can close your eyes and pray that he will come back
Or you can open your eyes and see all that he has left

Your heart can be empty because you can’t see him
Or you can be full of the love that you shared

You can turn your back on tomorrow and live yesterday
Or you can be happy for tomorrow because of yesterday

You can remember him and only that he is gone
Or you can cherish his memory and let it live on

You can cry and close your mind, be empty and turn your back
Or you can do what he would want: smile, open your eyes, love and go on.

(k.m;f.g/dosja.al)

5 Komente në “KRAHASIMI/ Zbulohet poezia origjinale, Rama riprodhoi vargjet e Harkins për vdekjen e të ëmës

  1. Ju jeni per turp po si ka mundesi po pse e beri per te fituar naj çmim ky. Ai e beri per nenen e tij kush duhet ti thote e podhoi vete apo e kopjoi ka rendesi kjo. O kurva

  2. Sander…
    S’e Pari, ngushellime Edit.
    Se dyti, Krijuesi, poeti eshte "Nena", sjellesi ne jete I ketyre vargjeve…Duhet respektuar.
    Aq me shume kur perdoret per rrefyer nderimi per Nene e vet…

  3. Mos u mundoni të mbuloni m… me shu…
    Albana Osmani qau kur lexoi ato vargje dhe la mënd’e kokës nga vargjet që Rama i "dedikonte" nënës.
    T’ i vinte në thonjëza dhe të citonte autorin.

  4. O zot sa te lodhshem jeni po sa qef keni me u mor me ramen merjahu..po lejini njerzit te shprehen
    Jo e vodhi jo se vodhi.. idiotizma

  5. Fjal me vend sander po keta jan kurva me vertet

Shto Koment