Sport

“Air Albania” rëndon shumë për xhepat e Partizanit, ndaj Skënderbeut të kuqtë do të luajnë në impiant tjetër

Partizani do të presë Skënderbeun në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndeshje e cila do të nisë në orë 20:00
Featured image of article: “Air Albania” rëndon shumë për xhepat e Partizanit, ndaj Skënderbeut të kuqtë do të luajnë në impiant tjetër Tifozët e Partizanit

TIRANËMë 3 qershor është vendosur që të rinis futbolli shqiptar. Sipas kalendarit të javës së 27-të, Partizani pret Skënderbeun dhe ashtu si të gjitha ndeshjet e tjera pas pandemisë “COVID-19” do të luhet pa praninë e tifozëve dhe me një protokoll strikt shëndetësor.

Partizani do të presë Skënderbeun në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndeshje e cila do të nisë në orë 20:00. Të kuqtë janë i vetmi klub organizator për dy javët në vazhdim që do të paguajë për ndriçimin, pasi ndeshjet do të luhen në orën 17:00. Një mundësi ishte edhe “Air Albania”, por pagesa për këtë impiant rëndon shumë në këtë kohë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment