Sport

“Air Albania” është kthyer në qendër vaksinimi, FSHF i nis faturën e qerasë Ministrisë së Shëndetësisë

në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë dërguar shkresat e para dhe në FSHF kërkon që të paguhet qira për përdorimin e stadiumit “Air Albania"
Featured image of article: “Air Albania” është kthyer në qendër vaksinimi, FSHF i nis faturën e qerasë Ministrisë së Shëndetësisë Stadiumi "Air Albania"

TIRANË-Stadiumi Kombëtar, “Air Albania” prej ditësh është kthyer në qendër vaksinimi. Vendimi qeveritar për ta bërë stadiumin “Air Albania” qëndër vaksinimi për popullatën e kryeqytetit ka kënaqur edhe FSHF-në që menaxhon stadiumin. Siç bën të ditur “Abcnews.al”, institucioni i futbollit nuk është kontaktuar, pavarësisht qëllimit të mirë të shtetit.

Në këtë situatë Federata Shqiptare e Futbollit ka menduar të hedhë hapin e parë. Kështu, në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë dërguar shkresat e para dhe në FSHF kërkon që të paguhet qira për përdorimin e stadiumit “Air Albania”, sikurse ndodh me çdo subjekt që e merr në përdorim. Ndoshta një tjetër “luftë” në distancë pritet të fillojë pasi ishte Ministria e Shëndetësisë që nuk jepte dritën jeshile për rifillimin e kampionatit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment