Sport

“Lufta” për stadiumin, “Air Albania” pret dy ndeshje brenda një jave

Ekipi i “Demave” të kryeqytetit përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook” bën me dije se takimi me Bylisin do të zhvillohet te stadiumi i ri.
Featured image of article: “Lufta” për stadiumin, “Air Albania” pret dy ndeshje brenda një jave "Air Albania" stadium

TIRANË- Stadiumi “Air Albania” ka hapur dyer për një tjetër sfidë të javës së 23-të të Kategorisë Superiore. Pas konfirmimit të Kukësit që sfida me Tiranën do të mbahet atje, tashmë ka ardhur edhe ai i Partizanit.

Ekipi i “Demave” të kryeqytetit përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook” bën me dije se takimi me Bylisin do të zhvillohet te stadiumi i ri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo ndeshje do mbahet ditën e shtunë në orën 17:00, ndërsa pritet të jetë një sfidë shumë e fortë. Ky takim dhe ai verilindorëve dhe Tiranës mund të konsiderohen të dy si supersfida të kësaj jave.

(E.Ç. Dosja.al)

Shto Koment