LIVE UPDATES
Ekonomi

“Ai tip po të shkatërron ty!”/ Historia e Sarës: Jeta e padurueshme me një narcizist

14 Korrik 2019, 07:39 Nga DOSJA
“Ai tip po të shkatërron ty!”/ Historia e Sarës: Jeta

“Shpirti, qetësohu, sot po e bëj unë pazarin.” Një fjali, që Sarah nuk e ka dëgjuar kurrë prej bashkëshortit të saj. Asnjëherë para, se ajo të ishte shtatzënë me djalin e tyre, asnjëherë gjatë shtatëzanisë dhe asnjëherë qëkurse lindi djali. Bota e tij, tregon 39 vjeçarja sillet vetëm rreth një njeriu, atij vetë.

Para disa muajsh Sarah i dha fund kësaj lidhjeje. Një vendim, që sot ajo do t’ia kishte këshilluar çdo shoqeje të saj ta ndërmerrte një hap të tillë shumë më përpara: “Lëre! Ai tip po të shkatërron ty.” Që prej asaj kohe Sarah i është nënshtruar një terapie. Terapistja i ka forcuar vetëdijen Sarahs: Ajo për pesë vjet rresht ka jetuar me një narcizist.
Pak empati, shumë agresion.

Pa tolerancë

“Narcizistët shquhen për mungesë empatie”, thotë Bärbel Wardetzki. Ajo është psikoterapiste dhe autore e disa librave mbi temën e narcizizmit. Njerëzit narcizistë nuk dëgjojnë, preferojnë më shumë të tregojnë për veten dhe në situata konflikti nuk kanë tolerancë, thotë ekspertja.

Kjo ishte gjëra e parë që i ka rënë në sy edhe Sarahs. “Për mosmarrëveshje të vogla ai reagonte në mënyrë të ekzagjeruar e thoshte shprehej të tilla: “nëse nuk e mbyll tani këtë diskutim, mes nesh ka marrë fund çdo gjë.” Mua kjo më dukej e çuditshme dhe e papërshtatshme.“ Nëse ajo nuk i shprehte me insisitim dëshirat dhe nevojat e saj, shumë shpejt ato harroheshin. Ai as që pyeste më për to, thotë Sarah.

Vetëdija e tij, vullneti i tij dhe aftësitë e tij për t’iu kundërvënë asaj – këto fillimisht e bënë atë tërheqës për Sarah. Ai i imponohej asaj. Të qenit në qendër të vëmendjes është si balsam i jetës për narcizistët. Por prite se ç’të vjen, nëse nuk ua shpreh atyre vlerësimin! “Ata mund të reagojnë tejet agresivë, nëse ndokush bën diçka që atyre nuk u pëlqen”, thotë Wardetzki. Narcizistët ose duan të jenë në qendër të vëmendjes ose duken si timidë.

Në vend që t’i lëvdojnë apo t’i vlerësojnë të tjerët ata vetëm duan t‘i nënçmojnë ata.
Pavarësisht gjithë këtyre sjelljeve tipike të narcizistëve ky koncept nuk është e lehtë të përkufizohet, thotë Wardetzki. Kufijtë nga narcizizmi pozitiv tek ai i sëmurë nuk janë të qartë. “Njerëzit që thonë, ‚unë jam i mirë‘ kanë një vetëndijesi pozitive. Ata njohin edhe vetëdyshimin, por janë gjithmonë në gjendje që të gjejnë ekuilibrin e brendshëm dhe të ngushëllojnë e të mbështesin vetveten. Ata i njohin aftësitë dhe kufijtë e tyre..”

Ego e madhe, asgjë tjetër

Në të kundërt narcizizmi i sëmurë konsiston në një raport të cënuar të vetëndjesisë, thotë psikoterapistja. Dyshimet e thella në vetvete duhet „të kompensohen përmes konstruktimit të një ndjesie të stërmadhe për vetveten.” Sikurse ndodh rëndom piketat për këtë vendosen në fëmijëri. Narcizistët janë kryesisht fëmijë të trajtuar jo si duhet emocionalisht, shpjegon Wardetzki. E kjo ka dy anë të medaljes: „Këtyre fëmijëve u kushtohet jashtëzakonisht vëmendje e llastohen tej mase”, shpjegon psikoterapistja. Sipas saj kjo është një metodë e preferuar edukimi e kohës sonë. Ndonjë fëmijë sa pa e nisur të hedhë një vizë mbi fletën e bardhë, pushtohet prej shpërthimeve entuziaste të prindërve.

Ana tjetër e medaljes është nënvleftësimi i vazhdueshëm i fëmijës, thotë ajo. „Këta fëmijë kanë gjithmonë ndjenjën, se nuk janë të mirë sa duhet dhe nuk i do kush.“
Rezultati është i njëjti në të dyja rastet: Ai që ngrihet në piedestal ose vazhdimisht e nënvleftësojnë, nuk e ndjen veten të vlerësuar si duhet. Një fëmijë që rritet në këtë mënyrë, nuk zhvillon një ndenjë të shëndetshme të vetëdijes. Pra nuk ka ndjesinë, që „është mirë kështu siç jam”.

Sarah thotë se nëna e ish-bashkëshortit të saj ka qenë „e ftohtë e pa emocione“. Djalin ajo shumë shpejt e largoi dhe ai u rrit tek një teze e tij. Por tezja nuk ishte njeri i mirë, e ai është rritur me të rrahura. Babin ai nuk e ka njohur kurrë.

Një narcizist për mua?

Sarah e përshkruan veten si një „natyrë e përkujdesur“, që gjithmonë do t’u ndihmojë të tjerëve. Burri i saj ishte projekti i saj. Dikush, të cilin ajo donte ta ndihmonte ta kapërcejë të kaluarën e vet me përvojat jo të mira të fëmijërisë dhe që ajo donte t’i tregonte se çfarë është dashuria e vërtetë. “Unë i mbushja mendjen vetes, se nëse duroj gjatë, ai do ta kuptojë, që unë jam personi i vetëm i duhur për të.”

Por krejt e kundërta ndodhi. Refuzimi i ish-partnerit të saj që të kujdesej për nevojat e Sarahs u përshkallëzua gjatë shtatëzanisë. “Ai nuk kishte mirëkuptim, kur unë nuk isha në gjendje të mirë, dhe në përgjithësi nuk tregonte interes për mua. Unë kisha përshtypjen, se gjatë kësaj kohe vetëm i ngrija nervat atij dhe i isha bërë barrë.”

Sarah në pritje të bëhej nënë i lutej atij për mirëkuptim, por më kot. Ajo nisi të ngrejë zërin. Në këtë situatë ai nisi të dëgjojë. “Ti më ulërin mua gjithmonë, ndaj mos u habit nëse nuk të trajtoj mirë.” Ky ishte reagimi i tij më i preferuar. “Meqënëse unë nuk po i kushtoja më vëmendje atij, gjë që sipas tij i takonte, ai nisi të ketë vazhdimisht afera të reja“, tregon Sarah. Nëse atij i dilnin gënjeshtrat, i mohonte të tëra dhe e mbante Sarahn për të çmendur.

Një fuçi pa fund

Sjellja ndaj narcizistëve është një sfidë kundrejt vetëdijes tënde, thotë Bärbel Wardetzki. “Ata ia arrijnë brenda një kohe të shkurtër që tjetri të nënshtrohet e të mos jetë më personi që ishte në të vërtetë.” Ndaj është e rëndësishme, që të mbash qendrim e të mos tërhiqesh.

Me divorcin Sarah mbajti qendrim dhe i hoqi burrit të saj narcizist burimin më të qendrueshëm të vlerësimit ndaj tij. Ai as që mund ta kuptojë këtë vendim. “Ai nuk e beson, që e kam seriozisht”, thotë Sarah. Tani ai e përqafon atë dukei thënë, se ajo dhe familja janë pikërisht ajo çfarë ai ka nevojë. “Unë e besoj që ai ka nevojë për këtë. Por ai ka nevojë edhe për më shumë: ai asnjëherë nuk është i kënaqur me atë që ka.”

Njerëzit me probleme narcizizmi janë si një fuçi pa fund, thotë Wardetzki. “Inkurajimi nuk mund të konservohet së brendëshmi dhe konfirmimi duhet të vijë gjithnjë e më shumë nga jashtë.” Më shumë mirënjohje, më shumë admirim, të gjitha këto për një ndjenjë të trazuar të vetëdijes. “Atij i duhen gratë që e vlerësojnë. Kjo nuk ndryshon, vetëm se ai konstaton, që tani do të ketë familjen e vet. Problemi mbetet i njëjti.” Sarah punon me terapisten e saj, që në të ardhmen ky të mos jetë më problemi i saj.

Marrë nga DW

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale martesta narcistet martesta narcistet

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën