Bota

‘Ai që ka të drejtë nuk largohet nga tryeza’, ministri i Jashtëm turk: Kur kemi ftuar Greqinë por…

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu u shpreh se ai që ka të drejtë nuk largohet asnjëherë nga tryeza, dialogu dhe bisedimet.
Featured image of article: ‘Ai që ka të drejtë nuk largohet nga tryeza’, ministri i Jashtëm turk: Kur kemi ftuar Greqinë por… Mevlüt Çavuşoğlu

ANKARA– Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu në konferencën e përbashkët për media pas takimit që zhvilloi në Antalya me ministrin e Jashtëm dhe të çështjeve për Evropën të Maltës, Evarist Bartolo foli lidhur me çështjen e Mesdheut Lindor.

Në fjalën e tij, Çavuşoğlu u shpreh se ai që ka të drejtë nuk largohet asnjëherë nga tryeza, dialogu dhe bisedimet. Më tej, Çavuşoğlu shpjegoi se disa e kanë perceptuar si tolerim kur Turqia ka ftuar në tryezë Greqinë ose vendet e tjera.

“Ai që ka të drejtë nuk largohet nga tryeza, dialogu dhe bisedimet. Nëse Greqia ka të drejtë në tezat e saj, nëse mendon që janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar vjen ulet në tryezë dhe i shpjegon me harta, marrëveshjet dhe shembujt e saj. Gjithashtu edhe ne paraqesim tezat tona. Të gjithë atë ditë ashtu sikurse në Komisionin e marrëdhënieve me jashtë të Parlamentit Evropian e shohin se kush ka të drejtë”, tha Çavuşoğlu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kohët e fundit, Turqia po përplaset me Greqinë, ndërkohë që Bashkimi Europian e ka paralajmëruar me sanksione. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment