Sport

“Ai është e ardhmja e Argjentinës”, Milito sponsorizon një talent tek Interi

E sigurt që zikaltrit do të nxiten për ta transferuar
Featured image of article: “Ai është e ardhmja e Argjentinës”, Milito sponsorizon një talent tek Interi Tifozët e Interit

Nëse një i ashtuquajtur Diego Milito i propozon një lojtar Interit, 90% transferimi është i kryer. Legjenda e skuadrës zikaltër tani punon si drejtues i Racing Club de Avellaneda, por nuk ia heq vetes tagrin e të komentuarit të Interit, skuadrës së tij të zemrës.

Milito së fundmi ka folur për portierin Juan Musso (tek Udinese), futbollist i formuar në ekipin argjentinas të drejtuar nga ish-sulmuesi zikaltër. Për të kanë interes disa klube, mes të cilëve edhe Interi.

“Nuk më befason interesimi i Interit. Kjo më bën të lumtur, sepse Juan është një profesionist i madh, i cili ka treguar se mund të ketë një të ardhme të madhe në kombëtaren tonë e Argjentinës”, ka deklaruar Milito.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

M.P. / Dosja.al

 

Etiketa:

Shto Koment