KRYESORET
Aktualitet

“Ai do rroba të reja e jetë luksi”/ Nëna denoncon arratisjen e djalit 14-vjeçar

30 Tetor 2021, 13:32 Nga DOSJA
“Ai do rroba të reja e jetë luksi”/ Nëna denoncon

Kallëzimi i një nëne të re për ikjen e fëmijës së mitur nga banesa i ka bindur autoritetet se përherë e më shumë fëmijët shfaqen të pakënaqur me prindërit, për shkak të pakënaqësisë dhe pamundësisë së nënës dhe babait për t’u plotësuar nevojat. Kushdo nga prindërit mund të jetë shtrënguar shumë kur fëmija i ka kërkuar një telefon të prodhimit të fundit. Një iPad, një koleksion fustanesh të frymëzuar nga filmat vizatimorë, komjuter, apo play-station. Por denoncimi i mëposhtëm tregon se si një fëmijë “u arratis” nga shtëpia pasi prindërit ishin të varfër dhe nuk ia plotësonin dot kërkesat dhe tekat. Burime të Gazetës “Si” pranë policisë treguan se gjithçka nisi kur dëmija zuri një shok në Tiranë që i kishte të gjitha.

Policia e Tiranës i tha Gazetës “Si” se familja me të ardhura nën mesataren dhe vetëm me njërin prej prindërve në marrëdhënia pune, jeton në Kamëz, ndërkohë që kallëzimi është dorëzuar nga gruaja me inicialet D.M.

“Jemi pesë anëtarë në shtëpi, tre fëmijët, unë dhe burri, i cili nga pamundësia ekonomike dhe vështirësitë, u largua drejt Gjermanisë”, ka treguar për komisariatin numër 5 gruaja.

I biri i moshës 14 vjeç u largua nga shtëpia javën e kaluar dhe nëna e priti disa ditë derisa u bind se ai nuk po kthehej dhe diçka kishte ndodhur me të. Atë ditë (para një jave) fëmija u largua si çdo ditë për në shkollë derisa të ëmës i tringëlloi telefoni nga mësuesja. Ajo ishte shqetësuar nga sjelljet e djalit që kishte hedhur një kapsollë në mes të klasës. “Mësuesja dhe zëvendësdrejtori më thanë “gjej një shkollë tjetër për djalin” dhe se ai nuk mund të qëndronte aty për shkak të sjelljes së tij të parregullt. E mora djalin për dore dhe kur po ktheheshim në shtëpi, hodhi çantën në rrugë, më pa, hoqi dorën nga unë dhe më tha “mirupafshim”, rrëfen nëna.

Pas kësaj shprehjeje, fëmija është larguar me vrap. E ëma i është vënë pas për ta arritur duke iu lutur të kthehej. Gruaja – sipas burimeve të Gazetës “Si” – e kërkoi fëmijën për disa ditë me radhë pranë të afërmve duke qenë se familja vjen nga një qytet tjetër e më pas edhe pranë shokëve. Kur nuk gjeti asnjë gjurmë të tij dhe asnjë mënyrë për të zbuluar se ku ishte fshehur, u dorëzua dhe shkoi në polici.

“Tim bir e kishin etiketuar si djalë të prapë në lagje dhe kryesisht në shkollë – ka deklaruar e ëma në polici – dhe e gjithë kjo vinte nga kërkesat e tij të larta në familje. Ai kërkon të ushqehet dhe të vishet mirë, ai kërkon prej meje rroba të reja, kërkon të jetë si të tjerët në qytet, por unë nuk kam mundësi t’ia plotësoj pasi nuk kam mundësi ekonomike”.

Gruaja shton se fëmija i saj e kishte bërë rutinë largimin nga banesa dhe disa herë ajo kishte dalë ta kërkonte dhe kur e shikonte në Tiranë, ajo i afrohej por i biri i largohej që ajo mos ta merrte në shtëpi. Kur policia përpiloi përshkrimin e djalit të varfër që kërkon të vishet mirë, të ketë telefon dhe të jetojë si shoku i tij i ri nga Tirana, e ëma konfirmoi: “po, ai kishte veshur ditën që mu shkëput nga duart një bluze të verdhë me kapuç, një palë tuta të zeza dhe atlete të zeza”.

“Telefonin e ka të fikur dhe Facebook dhe Instagram i ka çaktivizuar që prej ditës kur iku nga shtëpia”, ka vazhduar ajo. Policia thotë për Gazetën “Si” se ka nisur kërkimet për të miturin që është në trup i dobët, me flokë të qethur, pa tatuazh apo shenja të tjera dalluese. E ëma ka shtuar se gjithë këto debate me të birin janë hapur dy vitet e fundit, kur i biri jo vetëm kërkonte jetë të shtrenjtë, pushime por edhe pavarësi, si dhe të kishte një jetë si ajo që shokët e tij ekspozojnë në Instagram. “Nuk mundem, e kam të pamundur t’ia ofroj këtë gjë, ndonëse dua shumë t’ia plotësoj dëshirat”, ka theksuar denoncuesja.

Marrë nga Gazeta “Si”

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Tetor 2021, 12:38

Nuk ndalen lëkundjet! Sërish tërmet në Dibër

DIBËR– Qyteti i Dibrës është tronditur sërish ditën e sotme nga një tjetër tërmet. Lëkundjet kanë qenë në magnitudën 3.1 të shkallës rihter dhe epiqe...

Berisha: Rama dhe Vuçiç i bashkon krimi, bllokuan integrimin në BE

Berisha: Rama dhe Vuçiç i bashkon krimi, bllokuan integrimin në BE

Demokratët nuk e dëgjuan deri në fund, Paloka: I pashë kush bëri zhurmë, për të zez të vet e kanë

Berisha: Moment i veçantë, PD kaloi nga humbja në humbje, duhet të mësojmë

Këshilli Kombëtar/ Paloka: Jemi 200 anëtarë, kuorumi është plotësuar

Nis Këshilli Kombëtar i PD, Paloka: Urimin e parë ia dërgoj Berishës, kishim vështirësi por ia dolëm

I gjenden lëndë narkotike në banesë, arrestohet 29-vjeçari në Mamurras

'Faleminderit përfaqësues të DASH'/ Çupi ngatërrohet në Komision, buzëqesh: S'keni shansin

Rrëfimi i Dumanit/ Berisha: S’kisha dëgjuar që bandat rivale të merrnin të njëjtin vrasës

PPE për krizën në PD? Berisha: S’e di, e vlerësojmë, disa nga ne do shkojnë

Berisha korrigjohet: Ia paskam thënë gabim emrin Dumanit, e paska Nuredin

Duma e Alizoti në mbledhjen e Rithemelimit, Berisha: Do e merrni vesh në darkë

3 Komisionet në duart e Alibeajt, Berisha: Përpjekje Ramës për ta lënë vendin pa Opozitë

Miraka te Ligjet, Berisha: Bardhi të japë sqarime për vrasjen në Elbasan

Berisha: Alibeaj merr në mbledhje demokratë që nuk janë pjesë e grupit të PD

Berisha paralajmëron protesta: Droga është normë në polici, mjaftojnë dy vrasjet e fundit

Nesër zgjidhet kryesia e PD/ Berisha: Sot dorëzoj emrat

Pas Dumanit, Berisha thirrje Besian Xhixhës: Trego lidhjet e krimit me politikën

Berisha: Dumanit po i censurojnë dëshmitë, nxirrni tabulatet e Taulant Ballës me Suel Çelën

Berisha thirrje Nuredin Dumanit: Trego gjithçka, deri tani ke thënë ato që dimë të gjithë

Berisha: Gjykata Supreme janë Rama e Don Agaçio, gjthçka ndodh në dhomë këshillimi

Manja ‘pastroi’ dosjet, Berisha: Mafia e pronave u amnistua, mjafton të çojnë qesen në Apel

S'përmbahen! Bardhi: Mos më ngri zërin mua. Bushka: Flisni 7 veta në kor

PLAS KEQ te Ligjet/ Bushka: Ne jemi ndryshe Gazi, ty të është vrarë dikush në zonën elektorale

Raporti i Administratës Publike, Bardhi: Keni analizë për patronazhistët, keni marrë masa?

Raporti i Administratës Publike/ Alibeaj: Pse gjatë vitit zgjedhor ka pasur më shumë rekrutime?

Anëtarët e ish-sigurimit të Shtetit/ Alibeajt s'i pranohet kandidati, ngre zërin: Ja provat

Socialistët miratojnë të propozuarin e Berishës, Simon Miraka

Sherr te Ligjet/ Bardhi: Të pafytyrë, votuat të propozuarin e non-gratas. Bushka: Lëri patetizmat

Në qendër të Tiranës, aksidentohet autobusi i linjës së Institutit

Emrat e Alibeajt për Zgjedhoren, Balla: Sa t'i sjellë, do i miratojmë, më në fund

Presidenti/ Balla: Votat do i gjejmë, po konsultohem me dy grupet e tjera të Opozitës

Bylykbashi anëtar i Reformës Zgjedhore, Alibeaj: Nuk është provokim

'Jam kryetar grupi'/ Alibeaj: Brenda PD s'ka përplasje, s'ka bojkot për presidentin, të hënën....

Procesi i zgjedhjes, Alibeaj: Jemi gati deri në 12 të natës nëse PS ndryshon mendje

Zgjedhja e Presidentit/ Alibeaj: Maxhoranca nuk i ka 71 vota, është realitet

Procesi i Presidentit/ Ndryshon mendim pas mbledhjes, Alibeaj: Do marrim pjesë

Cilët kryebashkiakë do kallëzohen? Manja: Hetimi ka rregulla, s'bëj publike asnjë rast

Rrezikon Shqipëria nga lufta?Peleshi:Jemi të sigurtë,NATO reagon sa herë që preket një pëllëmbë tokë

Shqipëria ngre bazë të dhënash për emergjencat, çon togë në Bullgari, zgjeron kontributin në NATO

Balluku: Ka abonentë familjarë që përdorin mbi 5 mijë kw mujorë, do kenë pishina, s'fikin dritat

Miratohet koncensioni për ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar

Qeveria vendos transferimin e të dhënave për licensat e minierave

A e ka gati Shqipëria dosjen për çështjen e detit në Hagë? Xhaçka: Në atë fazë jemi

Mbështetje për emigrantët shqiptarë në Greqi? Xhaçka: E diskutova me Dendias, do njihet gjuha shqipe

Shqipëria jep OK për futjen e Suedisë e Finlandës në NATO

Gjuhë të huaja e letërsia, ulet mesatarja që duhet të kenë maturantët për këto degë

Kisha

Mbledhja e grupit, Berisha mbërrin në selinë blu: Alibeaj vegël e Ramës, po fyejnë Diasporën

Forumi i PPE, Berisha: Po mbajnë qëndrim neutral, zëri ynë s’do mungojë

S’ju uroi asnjë ambasadë, Berisha: S’e mbaj mend ta kenë bërë ndonjëherë