Bota

Ashpërsohet situata në SHBA/ Trump kërcënon qytetet që drejtohen nga demokratët: Do ju ndërpriten financat

Ky paralajmërim vjen pak kohë para se të zhvillohen zgjedhjet paralamentare, që do mbahen në nëntor të vitit 2020, ku Traump ka rival liderin e Partisë Demokratike, Joe Biden.
Featured image of article: Ashpërsohet situata në SHBA/ Trump kërcënon qytetet që drejtohen nga demokratët: Do ju ndërpriten financat Donald Trump

SHBA– Presidenti Donald Trump ditën e sotme ka nënshkruar një memorandum,  ku kërcënon hapur qytetet që drejtohen nga demokratët se do t’u  shkurtohen fondet pasi administrata i ka karakterizuar si “ juridiksione të paligjshme dhe anarkiste”.

Ky paralajmërim vjen pak kohë para se të zhvillohen zgjedhjet paralamentare, që do mbahen në nëntor të vitit 2020, ku Traump ka rival liderin e Partisë Demokratike, Joe Biden.

“Është e domosdoshme që qeveriatë rishikojë përdorimin e fondeve federale nga juridiksionet që lejojnë anarki, dhunë dhe shkatërrim në qytetet e Amerikës,” lexon në memorandum.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas asaj që kanë deklaruar mediat e huaja dokumenti e detyron  William Barr, prokurorin e përgjithshëm, të zhvillojë një listë të juridiksioneve që “lejuan që dhuna dhe shkatërrimi i pronës të vazhdojë dhe kanë refuzuar të marrin masa të arsyeshme për t’iu kundërvënë këtyre veprimtarive kriminale” brenda dy javëve të ardhshme. Ai gjithashtu udhëzon Russell Vought, drejtorin e buxhetit të Shtëpisë së Bardhë, të lëshojë udhëzime në muajin tjetër se si agjencitë federale mund të kufizojnë ose të mos i favorizojnë “juridiksionet anarkiste” në sigurimin e granteve federale.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment