Politike

Ahmetaj “rrëzon” 100 milionshin e Francës: Dha vetëm 1 milionë, ato të tjerat janë për gratë në biznes, s’kanë lidhje me tërmetin

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj u shpreh se vetëm 400 milionë euro janë dhuratë, ndërsa pjesa tjetër janë marrë borxh si kredi të buta.
Featured image of article: Ahmetaj “rrëzon” 100 milionshin e Francës: Dha vetëm 1 milionë, ato të tjerat janë për gratë në biznes, s’kanë lidhje me tërmetin Arben Ahmetaj

TIRANË– Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj  ka treguar shifrën konkrete që Shqipërisë i është dhuruar nga Konferenca e Donatorëve.

Në fjalën e tij në emisionin “Opinion”, Ahmetaj u shpreh se vetëm 400 milionë euro janë dhuratë, ndërsa pjesa tjetër janë marrë borxh si kredi të buta.

Rreth 400 milionë euro janë donacione. Pjesa tjetër janë kredi të buta. Disa i kanë edhe nën 2%. Islamic Bank për shembull i ka interesat gati-gati tek 1%. Këto para janë të asociuara me gjithë dëmin që kemi pasur në 26 nëntor. Shkojnë përtej rindërimit por tek rimëkëmbja ekonomikë. Franca ka dhënë 60 kredi e butë + 1 milionë grante,”-tha ndër të tjera Ahmetaj. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Shqipëria ka arritur të mbledh më shumë se 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. BE, Franca, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë dhënë një kontibut të majmë, po ashtu dhe vendet e tjera pjesëmarrëse kanë dhënë kontributin e tyre që arriti shifrën mbi 1 miliardë. Miliona € janë dhuruar dhe nga bankat ndërkombëtare, si grante dhe hua. Presidentja e KE pas konferencës u shpreh se nuk e lënë kurrë Shqipërinë vetëm. Rama ishte i ekzaltuar nga shuma e mbledhur dhe tha se gjithça kaloi fantazinë e tij.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment