Politike

Ahmetaj tregon planin e rindërtimit: Kemi dhënë 3 337 leje ndërtimi, buxheti i shtetit ka dhënë 33 miliardë Lekë

VIDEO
Në fjalën e tij Ahmetaj tha se puna në kantierë nuk është ndalur, por po vijon me ritme të shpejta.

TIRANË- Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, në një konferencë për mediat ka treguar planin e rindërtimit për të gjitha zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në fjalën e tij Ahmetaj tha se puna në kantierë nuk është ndalur, por po vijon me ritme të shpejta.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka publikuar dhe disa foto nga kantierët e ndërtimit, ku tregoi se në shumë shkolla ka ndërtuar puna. Ai tha se deri tani janë dhënë 3.337 leje ndërtmi, ndërkohë që sipas tij kanë qenë 56.164 aplikime për prishje të banesave që janë marrë në konsideratë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot buxheti i shtetit ka akorduar 34 miliardë lekë ose 340 milionë dollarë për rindërtimin për këtë vit. 272 milionë euro janë dhënë nga donatorët, 5.7 miliardë lekë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërsa 1.9 miliardë lekë nga bashkia Tiranë. I përmenda këto dy të fundit sepse janë njësi zbatuese”, tha ndër të tjera ministri.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment