Politike

Ahmetaj tregon shifrën e re: Shqipëria mori vetëm 295 milionë Euro grante, pjesa tjetër kredi

Ahmetaj tha se shifra 1.15 miliardë dollarë është bashkë me kreditë, por 295 milionë janë donacione.
Featured image of article: Ahmetaj tregon shifrën e re: Shqipëria mori vetëm 295 milionë Euro grante, pjesa tjetër kredi Arben Ahmetaj, ministri për Rindërtimin

TIRANË- Ministri për Ridnërtimin, Arben Ahmetaj ka treguar një shifër tjetër që janë donacione për Shqipërinë. I ftuar sot në emisionin “Opinion”, Ahmetaj tha se shifra 1.15 miliardë dollarë është bashkë me kreditë, por 295 milionë janë donacione.

“Shifra e saktë 295 milionë euro janë grante. Nuk është zyrtarisht akoma dhe pjesa tjetër janë kredi”, ishte kjo deklarata e ministrit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria ka arritur të mbledh më shumë se 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. BE, Franca, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë dhënë një kontibut të majmë, po ashtu dhe vendet e tjera pjesëmarrëse kanë dhënë kontributin e tyre që arriti shifrën mbi 1 miliardë. Miliona € janë dhuruar dhe nga bankat ndërkombëtare, si grante dhe hua. Presidentja e KE pas konferencës u shpreh se nuk e lënë kurrë Shqipërinë vetëm. Rama ishte i ekzaltuar nga shuma e mbledhur dhe tha se gjithça kaloi fantazinë e tij.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment