Ekonomi

Ahmetaj flet për vlerësimin e Bankës Botërore: Shkalla e varfërisë mund të rritet me 40%

VIDEO
Ahmetaj u shpreh se shumë shpejt qeveria do të ketë planin e qartë për rimëkëmbjen e ekonomisë
Featured image of article: Ahmetaj flet për vlerësimin e Bankës Botërore: Shkalla e varfërisë mund të rritet me 40% Arben Ahmetaj, Ministër për Rindërtimin

TIRANË- Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, që është dhe përpgjegjës për menaxhimin e situatës së COVID-19, ka folur sot për vlerësimin e Bankës Botërore për impaktin e mundshëm ekonomik e social.

Në një deklaratë për mediat nga Kryeministri, Ahmetaj u shpreh se shumë shpejt qeveria do të ketë planin e qartë për rimëkëmbjen e ekonomisë. Ai shtoi se vendi ka marrë një goditje të fortë, pasi ekonomia ka pësuar rënie dhe nga tërmeti dhe i 26 nëntorit dhe nga pandemia.  

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas stimulimeve vlerësohet se shkalla e varfërisë mund të rritet me 40%, për të shkuar me skenarin e parë, por ajo që mund të ishte më keq mund të ishte 44%. Po dua tu kujtoj Shqipërisë që në vitin 2012 nuk kishte krizë, por keqmenaxhimi nga qeveria që e zhyti vendin nga ana ekonomike më keq se në vitin 1997. Ne kemi dy goditje në vend në fund të vitin 2019 nga tërmeti dhe pandemia. Ne i shërbyem të gjithë bizinesit të vogël me paketën e parë dhe të dytë”, u shpreh ndër të tjera Ahmetaj.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment