Politike

Ahmetaj flet për pasionin e vjetër: Fëmijëve po u mësojmë aglisht që në klasë të parë, pas 10 vitesh do jenë gati ekonominë globale

VIDEO
Ahemtaj është shprehur se fëmijët pas 10 vitesh do të flasin rrjedhshëm anglisht dhe të do jenë të përgatitur për ekonominë globale.

TIRANË- Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj deklaroi sot në seancën plenare se fëmijët shqiptarë po mësojnë anglisht që në klasë të parë. Kjo sipas ministrit për Rindërtim, bëhet me qëllimin që fëmijët pas 10 vjetësh të flasin rrjedhshëm anglishten dhe të jenë të përgatitur për ekonominë globale.

“Këtë vit ekonomia shqiptare për shkak të Covid dhe tërmetit është goditur në 26 nëntor, 7.2% të PPB dhe vetëm në 6 mujorin e parë gati e njëjta goditje, dhe do e shikoni tremujorin e dytë. Akti normativ çfarë bën? Numërojini pak deficitin buxhetor, ka në kurriz 4.4% brenda vetes goditjen që merr nga ekonomia, vetëm 2.2% nga tërmeti, pjesa tjetër e shikoni, gati 2 një deficit normal në kohë të vështirë që tregon që qeveria ecën me shumë përgjegjshmëri. E dini që ne kemi futur anglisht në klasë të parë që pas 10 vitesh fëmijët e Shqipërisë të jenë fluent në anglisht e gati për ekonominë globale. Dhe për IT që në klasë të parë që pas 10 vitesh të jenë fluent në IT. Është futur financimi i projekteve të mëdha të infrastrukturës, Llograsë, kapmusit universitar dhe vitin tjetër është futur financimi i tunelit me 4 mld e kampusit me 3 mld, e rrugëve”, ishte përçartja e Ahmetajt sot në parlament.”, tha Ahmetaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mesa duket Arben Ahmetaj ka folur për pasionin e tij të vjetër, pasi studiuar në Universitetitn e Tiranës për Gjuhë Angleze. Ndërkohë, ai është etiketuar nga opozita si “mësues anglishteje” që ka drejtuar ekonominë shqiptare. Kujtojmë që më herët, Ahmetaj ka mbajtur postin e ministrit të Financave.

Sot është zhvilluar seanca plenare e radhës. Në të u miratuan ndryshimet në buxhet dhe mbyllja e klubeve të natës gjatë kohës së pandemisë. Po kështu, u ndalua edhe muzika pas orës 20:00. Ndërkohë, Balla u shpreh i prerë se nesër Kuvendi do të votojë për lista të hapura. Ndërsa Manastirliu theksoi se klubet e natës janë burim infeksioni dhe se MSH po përgatitet për hapjen e dy spitaleve të tjera COVID.

J.V/Dosja.al 

Etiketa:

Shto Koment