AktualitetPolitike

Ahmetaj-Berishës: Mua nuk me ka rrahur njeri përveç babait, madje student kam dhënë dru

Arben Ahemtaj ka folur pas akuzave se ai është rrahur nga bandat. Ish-ministri është shprehur se asgjë nuk është e vërtetë dhe se i vetmi që e ka rrahur në jetën e tij ka qenë vetëm babai.
Featured image of article: Ahmetaj-Berishës: Mua nuk me ka rrahur njeri përveç babait, madje student kam dhënë dru Arben Ahmetaj dhe Sali Berisha
Përditësuar:

Ish-ministri i Financave Arben Ahemtaj i ka kthyer përgjigje ish-kryeministrit Sali Berisha për akuzën nga ky i fundit se ai është rrahur nga bandat në Kavajë.

Ahmetaj është shprehur se i vetmi njeri që e ka rrahur ka qenë babai tij kur ky ishte i vogël dhe sipas tij ngjarja nuk është vërtetë.

“I dashur doktor mua nuk me rreh njeri mua. Nuk më ka rrahur njeri përveç babait tim kur isha i vogël. Madje kur kam qenë student edhe kam dhënë një çikë dru.”, u shpreh Ahmetaj.

Ahmetaj foli më tej për taksën e sheshtë dhe u shpreh se ajo ka vetëm një synim të varfërojë shqiptarët. Sipas tij propozimi i i djathtës për taksën e sheshtë prej 9% varfëron 300 mijë familje shqiptare. Po kështu theksoi se çon në 92% borxhin publik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Do të lutesha edhe unë që ta frenosh grupin tënd të përdori një ngjarje shumë të rëndë në Kavajë dhe të tregojë me gisht ministrin e Brendshëm. Është turp për ne dhe është një përdhunim psikologjik për ne. Sali ti më do shumë mua dhe unë të dua shumë ty. Sa herë që nevrikosesh e di që më do shumë mua, por këtë e kemi ndryshe. Te flasim në këtë seancë për politikat ekonomike.

Të flasim se kush po tenton të vijë në pushtet me hi. Dolën edhe thanë që do ta kthejnë taksën e sheshtë 9%. Ky është rasti më i mirë për të thënë se kurrë nuk do ta lejojmë taksën e sheshtë, kjo nuk ka lidhje fare që e ka bërë e djathta, por kjo ngarkon qytetarët shqiptarë. Ju thoni që 9% do të sjellë lulëzim ekonomik. Nesë ju do të ktheni një ditë taksën e sheshtë janë 300 mijë familje që do tju rritet ngarkesa.

Me formulën tuaj me taksën e sheshtë, ajo që bëni ju është pabarazi o zotri. Kujt i thoni ju oligarki, jo kjo është ajo që ju bëni, oligarki. Me ne edhe biznesi i vogel paguan 0 taksa. Ju doni t’u risni 91% të shqiptarëve taksat. Çfarë do të bëni ju me borxhin që iu del 92%?. Pastaj sharje për ministrat nuk shtojnë vlerë. Të gjithë ministrat janë dinjitozë në punën e tyre por nuk ka vend për sharje dhe fyerje dhe vulgaritet. Flisni dhe dilni këtu për ekonomi. Shqipëria është ende vend i varfër por nuk është i varfër sa në 2012.”, u shpreh Ahemtaj.

J.V/Dosja.al

Shto Koment