Aktualitet

Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës, ish-kreu i Policisë: Ishte si nëpër filmat në Kolumbi

Prençi u shpreh se ngjajre të tillë nuk kishte parrë kurrë dhe skenat i kujtonin vetëm filmat me kokainë në Kolumbi apo Ekuador.
Featured image of article: Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës, ish-kreu i Policisë: Ishte si nëpër filmat në Kolumbi Jan Prenga

TIRANË– Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi ka komentuar sot pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës. I ftuar sot në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Prençi u shpreh se ngjajre të tillë nuk kishte parrë kurrë dhe skenat i kujtonin vetëm filmat me kokainë në Kolumbi apo Ekuador. Ish-kreu i Policisë tha se grupet kriminale janë shumë të rrezikshëm dhe kur u preken interesat ata reagojnë shumë ashpër, si në ratin e pengmarrjes së Prengës.

Tregtimi i kokainës është një nga majat e krimit të organizuar. Kemi të bëjmë me një shifër të madhe parash, dhe një eksponent nuk i hedh dot në treg po s’ka garanci. Grupet kriminale arritën  një pakt për të punuar me njëra- tjetrën se ishin të qeta dhe e kam thënë se kur do të cënoheshin sado pak atëhere do të agravohej situata. Policia duhet t’i parandalojë pasi kjo e fundit ishte si nëpër filma, në Kolumbi dhe Ekuador, dhe në Shqipëri kjo do një vëmendje. Policia reagoi mirë, dhe më vjen mirë që bëri. Por nuk duhet të presim që të ndodhin këto ngjarje por Policia me Prokurorinë duhet që të bashkëpunojnë që të ndalojnë”, ishte kjo deklarata e Prençit.

Rrëmbimi i Prengës u zbardh nga Policia e Shtetit disa ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, ndërroi jetë 7 orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resortit. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që i vëllai, Astriti nuk iu dha personave të mësipërm. Droga doli nga porti, por nuk shkoi kurrë në destinacion…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Astriti nuk e dinte se e kujt ishte droga dhe në fakt mendonte se ia kishte marrë një anglezi. Pas një telefonate me Gramoz Rexhepin nga burgu i Ekuadorit, Astriti ka kuptuar gjithçka dhe ka kthyer pjesën që ai kishte marrë në vend. Por 110 kg kokainë nuk e ktheu sërish në jetë Prengën, i cili kishte kohë që kishte vdekur. Dosja.al zbuloi të dhëna ekskluzive edhe për 4 urdhëruesit që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshimet kryesore se janë ata porositësit e pengmarrjes dhe vrasjes së Jak Prengës. Ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kokainës në Ekuador. Ata janë: Gentian Doçi, Dritan Gramoz Rexhepi, Gentian Bleta dhe Korado Doda.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment