Sport

Ahmataj mendon se mori më pak nga sa dha, Ndreu është i kënaqur me fitoren

“U ndëshkuam nga gabimet, nuk është për t’u bërë dramë. Po ta shikosh ndeshjen, kemi dominuar komplet pjesën e parë. U ndëshkuam në rastin e vetëm të Kastriotit. Rezultati nuk iu përgjigjet asaj çfarë kanë dhënë lojtarët”
Featured image of article: Ahmataj mendon se mori më pak nga sa dha, Ndreu është i kënaqur me fitoren
Përditësuar:

KORÇE – Skënderbeu, në javën e 4-t të Superiores, nuk ia doli të fitojë në shtëpi ndaj Kastriotit, që fitoi me shifrat 1-2. Pas ndeshjes, për “Supersport” trajneri i korçarëve, Julian Ahmataj, foli për ndeshjen dhe skuadrën e tij.

“Ndeshja nuk pati një ritëm. U luajt shumë pak lojë efektive. Morëm një gol aksidental që ndikoi keq psikologjikisht. U rikthyem me entuziazëm dhe ritëm. U munduam të futeshim prapë në lojë. Bëmë ritëm të mirë, konkluduam edhe me gol, por nuk kishte kohë. Djemtë kanë bërë lojë shumë të mirë, u ndëshkuam nga gabimet, nuk është për t’u bërë dramë. Po ta shikosh ndeshjen, kemi dominuar komplet pjesën e parë. U ndëshkuam në rastin e vetëm të Kastriotit. Rezultati nuk iu përgjigjet asaj çfarë kanë dhënë lojtarët. Para ndeshjes humbëm Rrapajn dhe Meksin. Kishim 6 mungesa. Lojtarët e rinj dhanë maksimumin dhe u shprehën e mirë. Ka presion brenda për të fituar. Por presioni duhet të na bëjë mirë, nuk duhet të ndikojë për të humbur ndeshjen”,- u deklaroi Ahmataj.

Ndërsa trajneri i krutanëve të Kastriotit, Ramazan Ndreu, pas fitores në Korçë me shifrat 1-2, edhe pse i kënaqur për fitoren, teksa foli për emisionin “Gol pas Goli” tregohet modest për skuadrën e tij, e cila aktualisht renditet midis më të mirave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Jemi skuadër e re dhe duam kohën tonë. Jam në përgjithësi i kënaqur. Sot kishim përballë një skuadër me moral të mirë dhe e kishim përgatitur ndeshjen shumë mirë. Kishim dy ndërrime të detyruara, si dy qendërmbrojtësit, që është pozicion shumë i vështirë. Nga minuta e parë deri në fund skuadra u vendos mire, qe e kujdesshme për të marrë rezultat pozitiv. Jam i kënaqur. Kisha besim te lojtarët tanë që kanë nivel dhe eksperiencë si Plaku dhe e arritëm objektivin tonë”,- u shpreh trajneri Ndreu.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment