Politike

“Ah more qen bir qeni”, Rama tregon amanetin e Kadri Roshit dhe Naim Frashërit: Mona dhe Luli do u shpëtojnë nga ne gjakpirësit

VIDEO
Më tej ai iu përgjigj dhe akuzave që thonë se ata që janë pro teatrit të ri janë blerë, duke bërë ironi me Bashën dhe Kryemadhin, duke thënë se ata do i shpëtojnë nga krimi dhe nga gjakpirësit.
Featured image of article: “Ah more qen bir qeni”, Rama tregon amanetin e Kadri Roshit dhe Naim Frashërit: Mona dhe Luli do u shpëtojnë nga ne gjakpirësit Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar sot amanetin e aktorit Kadri Roshi, i cili ka thënë se ka kërkuar gjithmonë një godinë të re. Po ashtu Rama foli dhe për aktorin Naim Frashëri, ku tha se  kishte vdekur pas sëmundjes që mori në godinën e Teatrit Kombëtar.

Më tej ai iu përgjigj dhe akuzave që thonë se ata që janë pro teatrit të ri janë blerë, duke bërë ironi me Bashën dhe Kryemadhin, duke thënë se ata do i shpëtojnë nga krimi dhe nga gjakpirësit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ata janë që të gjithë në pritje të teatrit të ri. I madhi Kadri Roshi dhe sot nga sheh nga larg dhe u jesh juve u thote juve “ah more qen bir qeni” dhe u nënqesh me sytë e tij që çan ajrin për disa kilometra dhe u ka lënë amanet që të ndërtohet teatri i ri. I madhi Naim Frashëri i madh, që nuk është ai “Bagëti e bujqësi” se ju atë njihni, është fakt që u sëmurë dhe vdiq nga ajo godinë. Këta njerëz shkruan një peticion, me një nënqeshje që sjellin nga sheshi, i ke dhënë para. Si pas jush blihet gjithkush, edhe Robert Ndrenika dhe vetëm Luli dhe Monika nuk blihen e luftojnë, bashkë me atë plakun digjital dhe komedianin në Presidentcë. Ata u shpërtojnë nga ne gjakpirësit”, u shpreh Rama.

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama vijnë disa ditë pas tensionimit të situatës politike në vend me shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar. Vendimi u kundërshtua nga aktivistë, opozita dhe artistët por edhe shumë qytetarë që u shpërfillën nga qeveria dhe bashkia Tiranë. Me një aksion të zhvilluar natën, Teatri u shemb dhe në tokën e atij ekzistues pritet të ndërtohet një teatër i ri me vlerë rreth 30 milionë euro. Nuk mungojnë akuzat as për arkitektin Bjarke Ingels dhe kompaninë Fusha Shpk, që ka bërë projektin.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment