Aktualitet

Agron Tufa kundër Fevziut: Paradokset e neveritshme të “Opinonit”, kushtin që iu vë panelistëve për mua

  • Gjyqi me Brahon, Dukën dhe Tarifën, flet Agron Tufa: Enveristë s’u përballën dot me mua, ju dhimbte b*tha
  • Agron Tufa ka dalë kundër Blendi Fevziut dhe shprehet se të ftuarve në emisionin "Opinion" iu vë kusht që të mos përmendin emrin e tij dhe të institucionit, ISSK-së.
    Featured image of article: Agron Tufa kundër Fevziut: Paradokset e neveritshme të “Opinonit”, kushtin që iu vë panelistëve për mua Agron Tufa dhe Blendi Fevziu

    Tiranë- Agron Tufa ka reaguar ndaj gazetarit Blendi Fevziu duke u shprehur se ky i fundit iu kërkon të ftuarve në emisionin “Opinion” që të mos përmendin emrin e tij por edhe të institucionit që ai drejton, ISKK-së.

    Tufa shprehet se në emisionin “Opinion” ka vetë paradokse të neveritshme të Fevziut në për Enver Hoxhën dhe krimet e komunizmit. Ndërsa për ato që i quan reagimet e Brahos & co, ai thekson se nuk ka asnjë fjalë për debatin shungullues dhe përballjen 45 ditore, që  sipas tij i nisi dhe i përballoi ai dhe ISKK.

    Reagimi i plotë:

    Paradokset e neveritshme të Fevziut në “Opinion”-in e tij për Enver Hoxhën dhe krimet e komunizmit, për reagimet Brahos & co: asnjë fjalë që debatin shungullues dhe perballjen 45 ditore, që i nisi dhe i përballoi Agron Tufa dhe ISKK!
    Fevzi, siç më thotë njëri nga panelistët, u paska kërkuar panelistëve një kusht: mospërmendjen kurrësesi të emrit tim dhe ISKK-së!
    Deri tani një Bravo e madhe Ergys Mërtirit!
    Nuk diskutohet per krimet e komunizmit me metoda komuniste!

    Si nisi përplasja Tufa-Braho:

    Më 1 prill 2019, Braho ka akuzuar Tufën, se po nxin historinë. Braho tha se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj.

    Tufa i është deklaratave të deputetit të PS-së, duke i bërë thirrje drejtësisë që të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi, pasi sipas tij, Spartak Braho ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm, duke i mbyllur në çmendinë.

    Në kohën që replikat vazhduan, ish-ambasadori Fatos Tarifa u bë pjesë e debatit duke e quajtur Tufën “fshatar”, ndërkohë që edhe Sabit Brokaj u bë pjesë e debatit

    J.V/Dosja.al 

    Shto Koment