Politike

Agron Shehaj publikon ‘skemën’ për projektin Milot-Balldren: A po pastrohen paratë e pista nga kompania?

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj, ka ngritur dyshimet se pas projektit milionësh fshihet një skemë korrupsioni ose pastrimi parash.
Featured image of article: Agron Shehaj publikon ‘skemën’ për projektin Milot-Balldren: A po pastrohen paratë e pista nga kompania? Rruga Milot-Balldren

TIRANË- Pas publikimit të kontratës mes qeverisë dhe kompanisë fituese për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren, ku 1 kilometër do të kushtojë rreth 15 milionë euro, ka reaguar edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Shehaj shprehet se kontrata e koncesionit të kësaj rruge është mashtruese, pasi kompania ka marrë përsipër të paguajë 52 milionë euro ndërsa si kapital ka vetëm 4 milionë euro.

“Kontrata e koncensionit të rrugës Milot-Balldren është kontratë mashtruese. Kompania ANK ka marrë përsipër të paguajë 52 milionë euro nga kapitali i saj, kur ka vetëm 4 milionë euro kapital. Kompania ka premtuar që me ketë kapital minimal do të marrë edhe 70 milionë euro të tjera kredi nga bankat dhe 19,5 milionë euro financim nga furnitorët (!)”, – shkruan Shehaj.

Më tej ai ngre dyshime se kompania mund të tentojë të pastojë paratë e pista me anë të kësaj rruge.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ose ANK ka fryrë kostot në një skemë tipike korrupsioni, ose do pastrojë para të pista në këtë projekt, ose të dyja bashkë. Një gjë është e sigurt: kompania nuk e ka kapitalin për të cilin ka mashtruar në kontratë dhe ky mashtrim duhet hetuar menjëherë”, – përfundon reagimin e tij ish-deputeti demokrat.

Kujtojmë se një ditë më parë në medie u publikua kontrata për ndërtimin e këtij aksi. Sipas kësaj kontrate, për ndërtimin e këtij segmenti rrugor prej vetëm 17.2 km duhen gati 260 milionë euro.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment