Bota

Agravohet situata/ Macron bën deklaratën e fortë: Turqia nuk është më një partner i BE-së

Në këtë samit, drejtuesit e shtatë vendeve evropiane në Mesdhe kanë deklaruar ditën e djeshme se janë të gatshëm të mbështesin sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Turqisë nëse ky vend shmang dialogun mbi përshkallëzimin e tensioneve në det.
Featured image of article: Agravohet situata/ Macron bën deklaratën e fortë: Turqia nuk është më një partner i BE-së Emmanuel macron dhe Erdogan

Ditën e djeshme në Francë Emmanuel Macron priti homologët e gjashtë vendeve të tjera të BE-së në samitin e Korsikës, përfshirë Greqinë, rivalin më të madh të Turqisë, i cili është në mosmarrëveshje për fushën e gazit natyror në Mesdhe.

Në këtë samit, drejtuesit e shtatë vendeve evropiane në Mesdhe kanë deklaruar ditën e djeshme se janë të gatshëm të mbështesin sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Turqisë nëse ky vend shmang dialogun mbi përshkallëzimin e tensioneve në det.

Ndërkohë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në konfernencë ëhstë shprehur se Turqia nuk është më një partner i BE-së dhe se evropianët duhet të jenë të vendosur.

 “Na vjen keq që Turqia nuk ka pranuar thirrjet e BE-së për t’i dhënë fund aktiviteteve të saja të njëanshme dhe të paligjshme në Mesdheun Lindor dhe Egje. Nëse nuk e bën këtë dhe nuk bie dakord për dialog, BE është e gatshme të hartojë një listë të masave të tjera kufizuese”, shtuan udhëheqësit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Franca ka mbështetur fuqimisht Greqinë dhe Qipron në një konflikt në rritje me Turqinë mbi burimet e gazit dhe ndikimin detar në Mesdheun lindor, duke shkaktuar frikë nga konflikte më serioze. Anëtarët e NATO-s, Greqia dhe Turqia kanë mosmarrëveshje shkaku i rezervave të gazit natyror dhe caktimit të territorit në det.

Greqia dhe Turqia pretendojnë të drejtën për të shfrytëzuar burimet e energjisë në zonën e diskutueshme. Turqia ka dërguar anije kërkimore në zonën e diskutueshme, ndërsa anëtarët e BE-së kanë dërguar anije për të mbështetur Greqinë. Ankaraja dhe Athina po kryejnë stërvitje ushtarake me anije luftarake dhe aeroplanë.

Burimi: France24

(A.K.dosja.al)

Shto Koment