Sport

Agnelli përgatit rikthimin e madh të Marcello Lippit, ja roli që do të mbulojë ish-trajneri te skuadra e Juventus

Agnelli është i sigurt se skuadra mund të përfitojë shumë nga eksperienca e Lippit i cili e ka drejtuar Juven në dy periudha të ndryshme nga viti 1994 deri në vitin 1999
Featured image of article: Agnelli përgatit rikthimin e madh të Marcello Lippit, ja roli që do të mbulojë ish-trajneri te skuadra e Juventus Marcello Lippi
Përditësuar:

ITALI-Një zë gjithnjë e më këmbëngulës: Marcello Lippi përsëri te Juventus, tashmë jo më si trajner por si drejtor i zonës teknike të klubit. Një zgjidhje kjo e menduar nga presidenti Andrea Agnelli i cili ka vendosur ti japë prioritet projektit Pirlo por gjithashtu i bindur për nevojën e përforcimit të strukturës tekniko-menaxheriale duke përdorur përvojën e ish-trajnerit.

Agnelli është i sigurt se skuadra mund të përfitojë shumë nga eksperienca e Lippit i cili e ka drejtuar Juven në dy periudha të ndryshme nga viti 1994 deri në vitin 1999 dhe nga 2001 deri në 2004-ën teksa ka fituar 5 tituj kampionë, 1 Champions League e fundit për bardhezinjtë, 1 Kupë Interkontinentale një Superkupë Europe, 1 Kupë Italie, dhe 4 Superkupa Italie.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Një palmares unik ky për njeri që i ka dhënë shumë futbollit ndërsa ka arritur suksese edhe me kombëtaren italiane si Kupa e Botës në vitin 2006 dhe në Kinë me Guangzhou Evergrande, dhe në moshën 73-vjeçare Lippi mund të rikthehet sërish në aksion.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment