Sport

Agnelli nuk ka më besim te Pirlo, “El Chiringuito” zbulon kontaktet e presidentit të Juventusit me…

Opinionisti Eduardo Inda shpjegon se e ardhmja e Zizou është larg Madridit dhe kontaktet me menaxhmentin e Juventusit kanë vazhduar kohët e fundit
Featured image of article: Agnelli nuk ka më besim te Pirlo, “El Chiringuito” zbulon kontaktet e presidentit të Juventusit me… Andrea Agnelli dhe Alessandro Pirlo

MADRID-“Juventus ka kontaktuar Zidane.” Ky është lajmi që vjen nga Spanja, sipas programit “El Chiringuito”. Opinionisti Eduardo Inda shpjegon se e ardhmja e Zizou është larg Madridit dhe kontaktet me menaxhmentin e Juventusit kanë vazhduar kohët e fundit, pavarësisht kontratës me klubin spanjoll që skadon në vitin 2022.

E ardhmja e Zizou varet gjithashtu nga rrugëtimi që do të bëjë në Evropë, ku Real do të luajë ndaj Atalantës. Momentalisht në krye të bardhezinjve është Andrea Pirlo dhe një sezon i dështuar do e komplikonte të ardhmen e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Opsioni tjetër për të është kombëtarja e Francës, si pasues i Didier Deschamps. Federata Franceze e Futbollit po e mendon diçka të tillë, dhe ish-mesfushori kampion Bote me Francën në 1998-ën është trajneri ideal për të zëvendësuar Deschamps.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment