Sport

Agnelli nuk dinte gjë për negociatat me Suarez, avokati i lojtarit nxjerr bllof presidentin e Juves: Kishim një kontratë…

Presidenti i Juventusit Andrea Agnelli, gjatë seancës dëgjimore për çështjen Suarez në Perugia, u tha gjyqtarëve se ai kishte mësuar nga Nedved se thjesht po punonin për afrimin e Suarez, por pa i dhënë detaje të tjera
Featured image of article: Agnelli nuk dinte gjë për negociatat me Suarez, avokati i lojtarit nxjerr bllof presidentin e Juves: Kishim një kontratë… Luis Suarez

ITALI-Presidenti i Juventusit Andrea Agnelli, gjatë seancës dëgjimore për çështjen Suarez në Perugia, u tha gjyqtarëve se ai kishte mësuar nga Nedved se thjesht po punonin për afrimin e Suarez, por pa i dhënë detaje të tjera. Ivan Zaldua, avokati i ruguajanit, mohoi këtë version të fakteve: “Drejtori sportiv i Juventusit Fabio Paratici kontaktoi drejtpërdrejt me Suarezin. Ai më pas më kontaktoi mua për të filluar negociatat dhe prej atëherë unë pata shumë biseda me z. Paratici” .

Zaldua më pas tregoi detajet e negociatave: “Ne shkëmbyem emailin e parë në 29 gusht. Kishim arritur marrëveshjen për pagën dhe bonuset, për një kontratë 2-vjeçare, që mund të prishej edhe pas vitit të parë kundrejt një bonusi prej një milionë eurosh. Më pas Juventusi bëri llogaritë me faktin që Suarez nuk ka pasaportën italiane dhe ndonëse sulmuesi u tregua i gatshëm të japë provimin, bardhezinjtë nuk besonin se gjithçka mund të arrihej në kohë dhe vendosën të tërhiqen”, ka thënë avokati i Suarez.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Luis Suarez iu nënshtrua provimit të gjuhës italianë në Universitetin për të Huajt në Perugia verën e kaluar, me qëllim marrjen e pasaportës italiane, megjithatë një hetim i Guardia di Finanza-s nxori në pah se gjithçka ishte një farsë dhe se sulmuesi italian i dinte pyetjet para se të udhëtonte drejt qytetit italian.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment