Sport

Agnelli merr “në mbrojtje” trajnerin Pirlo

“Vendimi kundër Napolit? Është një histori midis Napolit, drejtësisë sportive dhe organizatorëve të kampionatit. Ne jemi jashtë kësaj historie dhe nuk na shqetëson”.
Featured image of article: Agnelli merr “në mbrojtje” trajnerin Pirlo
Përditësuar:

TORINO – Pas mbledhjes së aksionerëve, presidenti i bardhezinjve Andrea Agnelli, ka marrë në mbrojtje trajnerin Andrea Pirlo. Sipas numrin një te “Zonja e vjetër”, të gjithë rreth e rrotull presin dështimin e tij në sprovën e parë në krye të Juventusit.

“Kam ndjesinë, se nga këto javët e para bota që na rrethon, mezi pret momentin të na gjykojnë për ndonjë humbje. Pirlo, në debutimin e tij absolut në një pankinë, i është dashur të bëjë pa një fazë përgatitore përpara kampionatit. Duhet ta shoqërojmë në këtë fillim rrugëtimi, i cili nuk do të jetë pa pengesa dhe jam i sigurt se kur të hasim një të tillë, bota do të kërkojë ta godasë Juventusin për zgjedhjet e bëra. Unë, ndërkohë besoj se i yni është i pari stafi teknik modern që shoh, ku secili ka një detyrë dhe lëviz me vetëdije të rolit që mban”.

Presidenti Andrea Agnelli ka folur edhe për vendimin që mori komisioni i Disiplinës në lidhjen me ndeshjen ndaj Napolit, ku Juventusi mori fitoren 3-0 në tavolinë, ndërsa shkëputi një mendim edhe për kampionatin në lidhje me problemet që mund t’i shkaktojë Covid-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Vendimi kundër Napolit? Është një histori midis Napolit, drejtësisë sportive dhe organizatorëve të kampionatit. Ne jemi jashtë kësaj historie dhe nuk na shqetëson. Protokolli që Federata na ka dhënë, është një marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë dhe miratimin e Komitetit Teknik Shkencor, nëse zbatohet në mënyrë korrekte, është i mjaftueshëm për të na lejuar ta përfundojmë sezonin pa probleme”,- përfundoi presidenti i Juventusit.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment