Aktualitet

Agjeroi për 30 ditë, mes besimtarëve që kremtuan Fiter Bajramin edhe 8-vjeçari nga Fushë-Kruja

VIDEO
Mes besimtarëve myslimanë që kremtuan Fiter Bajramin ishte edhe 8-vjeçari që agjeroi për 30 ditë
Featured image of article: Agjeroi për 30 ditë, mes besimtarëve që kremtuan Fiter Bajramin edhe 8-vjeçari nga Fushë-Kruja Bjorni Maxhalaku, 8-vjeçari që agjeroi për 30 ditë

Besimtarët myslimanë në Shqipëri kremtuan ditën e sotme, festën e Fiter Bajramit. Dhjetëra qytetarë në Fushë-Krujë u mblodhën pranë xhamive të qytetit për të kryer faljen e Bajramit.

Hoxha i qytetit, Muharrem Vrana ka falenderuar të gjithë besimtarët që agjeruan gjatë muajit të Ramazanit, ndërsa uroi për më shumë harmoni dhe begati. Falja e namazit u krye në Xhaminë e re në Fushë-Mamurras, e cila është dhuratë e myftinisë nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pjesë e atyre që agjeruan ishte edhe 8-vjeçari, Bjorni Maxhalaku. Fiter Bajrami u kremtua edhe në xhamitë e Krujës dhe të Kurbinit në një atmosferë mjaft të gëzuar.

Fiter Bajrami është një festë shumë e rëndësishme për besimtarët mysliman, pasi zhvillohet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë. Zoti ligjësoi në fund të muajit të Ramazanit festën e Fitër Bajramit, gëzim për myslimanët ashtu siç ligjësoi festën e Kurban Bajramit në ditën e dhjetë të muajit Dhul-Hixhxhe. Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment