Sport

Nuk ka paqe mes agjentit të Hysaj dhe Napolit, zbulohet kushti i Mario Giuffredit

Ai mendon se shqiptari ka pritur mjaftueshëm dhe nëse nuk i rinovojnë kontratën do të largohet nga Napoli.
Featured image of article: Nuk ka paqe mes agjentit të Hysaj dhe Napolit, zbulohet kushti i Mario Giuffredit Elseid Hysaj, futbollist i Napolit

ITALI- “Të marrësh shumë kohë nuk është një gjest i bukur, do të shohim sesi do të shkojë,ndryshe në verë do të shohim për një skuadër të re.”Ishin këto fjalët e agjentit të Elseid Hysajt, Mario Giuffredit. Ky i fundit ka qenë i qartë në fjalët e tij për Radio Kiss Kiss në lidhje me të ardhmen e shqiptarit.

Faksimile e lajmit në mediat italiane

Ai mendon se shqiptari ka pritur mjaftueshëm dhe nëse nuk i rinovojnë kontratën do të largohet nga Napoli. “Ne kemi folur për rinovimin javët e fundit, le të shohim se si do të shkojë,sepse ne nuk jemi të gatshëm të presim vullnetin e Napolit për jetë.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 Me sa duket, përvojat e sapo jetuara me Mertens dhe Callejon nuk ishin të mjaftueshme, performanca e të cilave ra në bashkëpunim me mungesën e rinovimit nga ana e shoqërisë.Ose më saktë: rënia e performancës erdhi pas deklaratave të De Laurentiis në lidhje me mundësinë që lojtarët të “shkojnë dhe të bëjnë karrierë në Kinë”.

(E.Ç. Dosja.al)

Shto Koment