Bota

Agjencia evropiane: Ndotja e mjedisit shkakton 13% të vdekjeve në Evropë

Mbi 400.000 vdekje të parakohshme çdo vit në BE janë pasojë e ndotjes së ajrit, tha agjencia me bazë në Kopenhagë, duke vënë në dukje lidhjet me sëmundjet e frymëmarrjes dhe kardiovaskulare.
Featured image of article: Agjencia evropiane: Ndotja e mjedisit shkakton 13% të vdekjeve në Evropë Foto ilustruese
EUROPË– Luftimi i ndotjes së mjedisit është kyç për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve në Evropë, veçanërisht për grupet e ndjeshme si fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit më të varfër, tha Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA).

Ndotja e mjedisit u përmend si shkaktare e 13 për qind të vdekjeve në Evropë, duke kontribuar në sëmundje jo-ngjitëse të tilla si kanceri dhe sëmundjet e zemrës, tha Agjencia.

Vlerësimi i EEA-së për shëndetin dhe mjedisin, vuri në dukje se ndotja e ajrit ishte “faktori kryesor i mjedisit që nxit sëmundjet”.

Mbi 400.000 vdekje të parakohshme çdo vit në BE janë pasojë e ndotjes së ajrit, tha agjencia me bazë në Kopenhagë, duke vënë në dukje lidhjet me sëmundjet e frymëmarrjes dhe kardiovaskulare.

Edhe zhurma në mjedis ka ndërlidhje me çështje të shumta shëndetësore, përfshirë sëmundjet e zemrës dhe madje edhe vdekjen e parakohshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ekspozimi afatgjatë ndaj zhurmës mjedisore shkakton rreth 12.000 vdekje të parakohshme çdo vit në rajonin Evropian, tha agjencia, duke theksuar se transporti rrugor ishte një burim kryesor i zhurmës, transmeton DPA.

Shumë sëmundje kronike jo vetëm që zvogëlojnë jetëgjatësinë dhe cilësinë e jetës së pacientit, ato gjithashtu paraqesin një barrë për familjet e tyre, komunitetet dhe sistemin shëndetësor, tha autorja kryesore e raportit, Catherine Ganzleben.

Marrë nga REL

Shto Koment