Rajoni

LDK pret përgjigje nga Vetëvendosje për të formuar qeverinë: Nuk kemi ofertë tjetër

Sipas Veliut, LDK ia ka bërë të gjitha ofertai Vetëvendosjes dhe tani pret vetëm përgjigje prej saj, pasi propozim tjetër nuk do ketë.
Featured image of article: LDK pret përgjigje nga Vetëvendosje për të formuar qeverinë: Nuk kemi ofertë tjetër Agim Veliu, nënkryetar i LDK-së

KOSOVË- Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, shprehet se partia e tij ka dhënë të gjitha ofertat për Lëvizjen Vetëvnedosje dhe tashmë nuk kanë asnjë qëndrim tjetër përveç atyre që janë bërë publikë prej kohësh.

Sipas Veliut, LDK ia ka bërë të gjitha ofertat Vetëvendosjes dhe tani pret vetëm përgjigje prej saj, pasi propozim tjetër nuk do ketë. “Ne e kemi bërë ofertën tonë dhe jemi në pritje që Vetëvendosja të japë përgjigjen e saj për të, sepse nuk kemi propozim tjetër.”, shprehet Veliu. Tashmë duhet që brenda 15 ditëve VV dhe LDK  mund të arrijnë një marrëveshje dhe të formojnë qeverinë e re.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dështuar të arrijnë marrëveshje edhe më shumë se tre muaj prej se kanë përfunduar zgjedhjet. Ngërçi në krijimin e qeverisë ka nisur për ndarjen e posteve të larta shtetërore. Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që në vitin e parë të qeverisjes të ketë Kryetarin e Kuvendit dhe Zëvendës Kryeministrin e parë, e në vitin e ardhshëm të lëshojë karrigen e kreut të Kuvendit e të marrë atë të Presidentit. Ndërkohë që kërkon të ketë dhe 5 ministri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por, Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka zgjedhur Glauk Konjufcën si kryetar të Kuvendit dhe shprehet se nuk do e shkarkojë, por i ka propozuar LDK-së që të shtojnë numrin e ministrive e të marrin dhe Presidentin.  Dy liderët e partive, VV-së dhe LDK-së janë takuar intensivisht me njëri-tjetrin, por ditët e fundit kanë ndërprerë takimet për më shumë se një javë dhe komunikimin e vetëm publik e kanë bërë me shkëmbimin e dy letrave të cilat përmbajnë ofertat e njëra- tjetrës se si të formohet qeveria.

Pak ditë më parë është Konstituuar dhe Legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, ku u bë vetëm zgjedhje e kreut të ri të këtij institucioni, por ende nuk është arritur marrëveshja për të formuar dhe qeverinë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment