Aktualitet

Ende në arrati, shtyhet sërish seanca për Agim Kajmakun, avokati kërkon përjashtimin e Demirajt: Është e njëanshme! (‘përballja’ e radhës më 18 qershor)

Në seancën e radhës, e cila do të zhvillohet në datën 18 qershor, ora 10:00, ku do të merren në pyetje dëshmitarët Gentian Picari, Laureta Omeri dhe Hekuran Brahimaj.
Featured image of article: Ende në arrati, shtyhet sërish seanca për Agim Kajmakun, avokati kërkon përjashtimin e Demirajt: Është e njëanshme! (‘përballja’ e radhës më 18 qershor) Agim Kajmaku
Përditësuar:

TIRANË–  Shtyhet sërish seanca për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun. Gjatë mbledhjes së sotme në Gjykatën Penale të Tiranës, ndërsa ‘togat e zeza’ kanë pranuar provat e dorëzuara nga Prokuroria dhe mbrojtësit e Kajmakut.

Mësohet se gjatë seancës së sotme, avokati i Agim Kajmakut, Z. Isuf Shehu depozitoi në sekretarinë e gjykatës kërkesën për përjashtimin e gjyqtares së çështjes, Znj. Shefkie Demiraj. Në shkresë përmendet se ka indicie që Znj. Demiraj është në proces Vettingu dhe po verifikohet nga Pamela Qirko (Balluku) motra e ministres Belinda Balluku.

Dhes sipas avokatit, ky fakt përpërbën një shkak të rëndësishëm anshmërie.

Në seancën e radhës, e cila do të zhvillohet në datën 18 qershor, ora 10:00, ku do të merren në pyetje dëshmitarët Gentian Picari, Laureta Omeri dhe Hekuran Brahimaj, ndërkohë që vetë Kajmaku është ende në arrati. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Akuzat e PD-së dhe hetimet për Agim Kajmakun

Fillimisht akzuar kundër Kajmakut u ngritën, pasi dyshohet se ai ka marrë vendime pasi KQZ kishte vendosur për shkarkimin e tij nga detyra. Pasi KQZ kishte marrë vendimin kundër tij, ai ka shkarkuar nga detyra dy nënkryetarët e Bashkisë dhe emëroi një të besuar të tij. Më herët, ish-qytetari i parë i Vorës, ishte nën akuza publike nga Partia Demokratike se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të falsifikimit të parave, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e Dekriminalizimit.

Akuzat e PD u konfirmuan edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila pasi bëri verifikimin e shenjave të gishtërinjve të Kajmakut dhe shenjat e gishtërinjve të shtetasit Jorgo Toto, të arrestuar në Greqi, rezultoi se ishte i njëjti person. Fillimisht, ai i mohoi akuzat e opozitës, duke thënë se nuk ishte arrestuar asnjëherë, por pas konfirmimit nga Prokuroria, ai publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës, që e shpallte atë të pafajshëm, duke thënë se nuk e ka ditur për dënimin në vendin fqinj. Akzuat ndaj Kajmakut janë :“Shpërdorim detyre”, sipas nenit 248 të Kodit Penal, “Falsifikimi i formularëve”, neni 190 i Kodit Penal, dhe “Ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”, neni 249 i Kodit Penal.

(k.m;f.m/dosja.al)

Shto Koment